Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria prej kohësh i ka përmbushur të gjitha kriteret teknike për anëtarësim në Shengen

Rumen Radev
Foto: BTA

"Ka ardhur koha." Kështu në mënyrë lakonike presidenti Rumen Radev e komentoi nga Nju Jorku mundësinë që më 10 tetor të këtij viti të bëhet një propozim Bullgaria të hyjë në zonën Shengen edhe në rrugë tokësore.

Kreu i shtetit kujtoi se vendi ynë prej kohësh i ka përmbushur kriteret teknike për anëtarësim. “Në këtë drejtim po punojnë një sërë qeverish – zyrtare dhe të rregullta. Do të kujtoj edhe përpjekjet diplomatike dhe teknike që kemi bërë”, tha Rumen Radev. Presidenti shprehu shpresën se kjo do të japë rezultate “më së shumti për të kuptuarit e shteteve anëtare se mbrojtja e kufirit të jashtëm të BE-së është angazhim i të gjitha vendeve, jo vetëm atyre që kanë një kufi të përbashkët”. Ai theksoi përpjekjet e kabinetit teknik me kryeministrin Gëllëb Donev, i cili nisi projektin pilot për ruajtjen e kufirit bullgar në partneritet me Austrinë.

Rumen Radev kryeson delegacionin bullgar në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me temën "Të mos lëmë askënd pas: të veprojmë së bashku për përparimin e paqes, zhvillimit të qëndrueshëm dhe dinjitetit njerëzor për brezat e sotëm dhe të ardhshëm". Sipas tij, qëllimi më i madh për momentin është forcimi i sigurisë globale.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pelikani kaçurrelë

Thatësira i largoi pelikanët kaçurrelë

Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për të gjithë ekosistemin – njoftoi BNT. Liqeni është një nga zonat më të rëndësishme të lagështa në..

botuar më 25-06-24 1.24.MD
Dobromir Borisllavov

Pasojat e tregtisë së paligjshme me kafshë të egra në Bullgari janë të rrezikshme si për njerëzit, ashtu edhe për vetë kafshët

Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së egër. Në një intervistë për BNT, Borisllavov theksoi se ka ardhur koha t’i jepet fund tregtisë së..

botuar më 25-06-24 11.52.PD

Parashikimi i motit për 24 qershorin

Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të martën, më 24 qershor , do të jetë përsëri me diell, pas mesditës në ultësira – me vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe maksimumi..

botuar më 25-06-23 7.40.MD