Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë këtyre ditëve, në shtetet anëtare organizohen një sërë eventesh lidhur me këtë kauzë. Sot në klubin “The Steps” në Sofje, nga ora 11:00 deri në 13:00, do të mbahet “Kafeja e Gjuhës”, ku të gjithë, madje edhe fillestarët, do të mund të mësojnë fjalët bazë në frëngjisht, anglisht, finlandisht, Irlandisht, polonisht, italisht, portugalisht, spanjisht... direkt nga folësit amtarë.
Një tjetër event interesant është planifikuar për datën 28 shtator, ditën e shtunë. Ky është Panairi i Gjuhës, i cili do të mbahet nga ora 10:30 deri në orën 14:00 në kopshtin e qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” në Sofje. Panairi organizohet nga Përfaqësia e KE-së në Bullgari së bashku me Akademinë Bullgare të Shkencave, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", institutet gjuhësore dhe kulturore nga grupi EUNIC, konsullatat dhe ambasadat.Diplomatët nga Ambasada Bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir, Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut kremtuan 153-vjetorin..
Gjendja financiare e vendit dhe përgatitjet për buxhetin e këtij viti u diskutuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përbashkët Menaxhues. Në një konferencë pas përfundimit të takimit, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se qeveria nuk do të rrisë..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë, Petër Dillov, në një takim me kryetarin e Odës Ekonomike..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Të martën temperaturat minimale do të jenë në mes minus 3 dhe 2°, në Sofje – rreth minus 2°. Gjatë ditës ajri i ftohtë do të përfshijë të gjithë vendin. Në..
Marina bullgare njoftoi se anija “Vezhen”, e cila u lirua nga autoritetet suedeze dhe është e ngarkuar me squfur, do të ndalojë në Danimarkë për t’u..