Ministri i Turizmit Evtim Milloshev u takua me mediat kryesore japoneze Fuji TV dhe Kanagawa TV. Ai ka ftuar ekipe të dy stacioneve televizive të vizitojnë Bullgarinë për të xhiruar filma për vendin tonë, përmes të cilëve ata mund t'i tregojnë publikut japonez vendndodhjet tërheqëse turistike dhe trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe historike. Nga pala japoneze u shpreh një interes i madh dhe u diskutuan projekte konkrete për prezantimin e turizmit bullgar SPA, kulturor, të kulinarisë dhe të verërave, si dhe për promovimin e paketave turistike bullgare. Takimi është në kuadër të vizitës zyrtare në Japoni për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e turizmit ndërmjet Ministrisë së Turizmit të Bullgarisë dhe Agjencisë Japoneze të Turizmit.
Lexoni më tepër:
Problemi i ujit në vitet e fundit jo vetëm që nuk është zgjidhur, por është përkeqësuar edhe nga mungesa e veprimeve të koordinuara midis institucioneve, shtetit dhe bashkive. Me këto fjalë, Kryeministri Rosen Zheljazkov hapi takimin e parë të Bordit..
Belgjika dhe Holanda do të transferojnë falas 7 minapastruese të tipit “Tripartite” në Bullgari, raportoi Naval News, duke cituar Ministrinë belge të Mbrojtjes. Vendimi u miratua nga qeveria belge më 12 shtator. Kushti është që Bullgaria të..
Pronari rus i një anijeje mallrash që transportoi nitrat amoniumi që shkaktoi një shpërthim shkatërrues në portin e Bejrutit në vitin 2020 është arrestuar në Bullgari. Igor Greçushkin kërkohet nga Interpoli së bashku me kapitenin e anijes,..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°C, ndërsa në Sofje rreth 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në disa zona të..
Që prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri..
Ati Ivan nga Novi Han ka ndërruar jetë. Kjo u raportua nga mediat bullgare, duke cituar kryetarin e bashkisë së fshatit Jakimovo, Georgi Georgiev...