Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa
Foto: Diana Cankova

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së Ballkanit në shekullin XIV. Atij i intereson edhe jehona e zhvillimit shpirtëror në Bullgari dhe në Bizant në atë hapësirë ​​kulturore të quajtur “Slavia Orthodoxa” nga Riccardo Picchio(1923 – 2011), një shkencëtar italian, specialist në degën e bullgaristikës.

Së fundmi, shkencëtari nga Universiteti i Mesinës mori pjesë në forumin ndërkombëtar për alfabetin cirilik në Sofje dhe Plovdiv "Alfabeti. Gjuha. Identiteti".

Është shumë e rëndësishme të theksohet roli i alfabetit, në të cilin shkruajnë miliona njerëz në mbarë botën”, thotë Prof. i Asociuar Marco Scarpa, i cili është i lidhur me Bullgarinë profesionalisht, shpirtërisht dhe në jetë. Ai paraqitet si sllavist, interesat shkencore të të cilit e çojnë në vendin tonë.

“Gjuhët e mia të para sllave ishin rusishtja dhe serbishtja”, thotë studiuesi - Pasi fillova të merrem me dorëshkrime mesjetare, më duhej edhe gjuha bullgare. Erdha në Bullgari dhe mësuesi im i parë më tha se po të dija dy gjuhë sllave, e treta do të ishte falas për mua. Kjo gjuhë e lirë bullgare ishte aq e rëndësishme për mua, saqë për disa vite punova në Qendrën e Kirilit dhe Metodit në Akademinë Bullgare të Shkencave. Edhe gruaja ime është bullgare, kështu që kam një lidhje të fortë me Bullgarinë.”

Prof. Marco Scarpa ia kushtoi aktivitetet e tij të fundit shkencore dorëshkrimeve nga koha e mbretit Ivan Aleksandër - i cili sundoi trojet tona midis viteve 1331 dhe 1371. “Ka ende shumë material për t’u studiuar”, thekson ai.

Prof. i Asociuar Marco Scarpa në forumin ndërkombëtar për alfabetin cirilik “Alfabeti.Gjuha.Identiteti” në Sofje

Interesante është se në krahasim me dorëshkrimet serbe, ato bullgare janë më pak se gjysma dhe kjo ndoshta flet për faktin se Bullgaria është pushtuar nga turqit osmanë para Serbisë dhe shumë prej tyre janë asgjësuar me shkatërrimin e manastireve, thotë Prof. i Asociuar Marco Scarpa. –Një fakt tjetër i rëndësishëm është bashkëpunimi mes nesh, filologëve, dhe informatikëve për të përfituar nga teknologjitë e reja, si dhe nga përvoja dhe njohuritë e shkencëtarëve të disiplinave të ndryshme. Aktualisht, me ndihmën e informatikës po punohet mbi përshkrimin e dorëshkrimit të kopjuesve, ndonëse në paleografinë sllave ende nuk ka një metodologji të miratuar përgjithësisht për këtë”.

Sipas Profesorit të Asociuar Marco Scarpa, veprimtaria kërkimore e tij dhe e kolegëve të tij nuk është aq nostalgji për të kaluarën, por është një bazë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Bullgarinë, për Evropën, për mbarë botën. “Sepse e ardhmja bazohet në njohjen e së shkuarës”, shpjegon ai. Shkencëtari e imagjinon Kontinentin e Vjetër si një lloj polifonie të gjuhëve, duke theksuar se edhe vendi ynë ka kontributin e vet në këtë polifoni.


"Identiteti i një kombi qëndron në gjuhën e tij - thotë Profesori i Asociuar Marco Scarpa. - Është gjuha që i bashkon njerëzit dhe alfabeti është mënyra për ta rregulluar atë. Megjithatë, gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por të vlerësohen si një pasuri e përbashkët, nëse përdorim vetëm një gjuhë - për shembull, nëse e përdorim vetëm anglishten, ne po varfërohemi. Do të jemi më të pasur kur të mbledhim gjuhë dhe alfabete të ndryshme dhe kjo është një arsye dhe një parim i mirë i Bashkimit Evropian.”

Fatkeqësisht, numri i universiteteve jashtë vendit ku mund të studiohet gjuha bullgare është në rënie, konfirmon shkencëtari të dhënat e paraqitura në konferencën për alfabetin cirilik.

“E mira është se në Itali, pothuajse në të gjitha universitetet ku mësohen gjuhët sllave, studentët duhet të studiojnë edhe një lëndë të quajtur “Filologjia sllave” (Filologia slava), që i afrohet studimeve të bullgarishtes së vjetër – shton ai. – Kjo u jep atyre një mënyrë për t'u njohur me atë që ka ekzistuar në trojet bullgare - një pikë kyçe për gjuhët sllave është alfabeti dhe veprimtaria letrare këtu. Unë po shoh se studentët interesohen për Bullgarinë dhe traditën e vjetër bullgare.”

Prof. i Asociuar Marco Scarpa shton se gjuha bullgare e pasuron personalitetin e tij “si një italian i pastër”, duke njohur një kulturë tjetër dhe i jep mundësi për të komunikuar me njerëzit që jetojnë në vendin tonë.

Foto: Diana Cankova, BTA, Facebook / Marco Scarpa

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD