Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët nuk janë të pakta.
Masa është e njohur si RESTORE dhe është pjesë e seksionit "Ekonomia me karbon të ulët" të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Qëllimi i tij është të ofrojë një mundësi për të rritur ndjeshëm peshën e energjisë nga burimet e rinovueshme në përzierjen energjetike të vendit, duke ndërtuar në të njëjtën kohë infrastrukturën e nevojshme për ruajtjen e saj.
Investimi do të mbështesë ndërtimin dhe vënien në punë të një infrastrukture kombëtare të magazinimit të energjisë elektrike të rinovueshme me një kapacitet prej të paktën 3000 MWh.
Buxheti i masës së shumëpritur është mbi 1.15 miliardë leva.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikane dhe ajo Britanike në Bullgari. Sipas saj, vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër..
Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria ka kaluar të gjitha vendet e BE-së në të..