Filloi pjesëmarrja e kontingjentit të dytë të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë për të kryer misionin në kuadër të Komandës Rajonale “Perëndim” në operacionin e Forcave Stabilizuese të NATO-s në Kosovë (KFOR). Komandanti i mëparshëm kombëtar, nënkoloneli Zahari Dimov, ia dorëzoi flamurin kombëtar komandantit të ri, nënkolonelit Cvetan Dejanov, të Komandës së Forcave të Përbashkëta, në një ceremoni të mirëseardhjes së flamurit të NATO-s dhe flamurit bullgar në bazën e “Film City” në Prishtinë. Ushtria bullgare do të kryejë detyra në lidhje me mbështetjen e sigurisë në zonë, patrullimin dhe monitorimin në fushën e përgjegjësisë, etj.
I ftuar zyrtar në event ishte Hristo Guxhev - ambasador i Bullgarisë në Kosovë, i cili shprehu mirënjohjen dhe ndjenjën e krenarisë për pjesëmarrjen e personelit ushtarak bullgar në operacionin e KFOR-it.Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..
Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është shkurtimi i afateve për lëshimin e dokumenteve të ndërtimit dhe vënia në funksion e teknologjive..
Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..