Për momentin nuk ka informacione për rrezikim të mjedisit të sigurisë së shtetasve bullgarë. Megjithatë, në vend janë marrë masa të shtuara të sigurisë, është siguruar rojë në lokacionet strategjike në vendin tonë. Kjo u bë e ditur pas përfundimit të mbledhjes sonte të Këshillit të Sigurimit të Këshillit të Ministrave të thirrur nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev lidhur me sfidat dhe kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare të Bullgarisë si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Në takim morën pjesë ministrat e punëve të brendshme, të mbrojtjes, krerët e shërbimeve të sigurisë, përfaqësues të partive politike nga parlamenti.
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se Bullgaria po bën thirrje për de-përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme në sinkron me qëndrimin evropian për këtë çështje.
Gllavçev theksoi gjithashtu reagimin e shpejtë të Bullgarisë ndaj evakuimit të qytetarëve bullgarë nga Libani.
"Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve bullgarë," theksoi ai.
Ministria jonë e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadat bullgare në Bejrut, Tel Aviv dhe Teheran. Misionet tona diplomatike në Liban, Izrael dhe Iran vazhdojnë të punojnë, tha më herët sot zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Elena Shekerletova. Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare është thirrur nga presidenti Rumen Radev për të premten, më 4 tetor.
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Evropa duhet të reformojë strukturat e saj qeverisëse për të qenë në gjendje të marrë vendime më shpejt dhe të mobilizojë resurset e saj. Kështu tha..