Pas aderimit të Bullgarisë në zonën Shengen më 31 mars, nuk ka asnjë ndryshim në mjedisin e sigurisë, theksoi ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov në një takim pune me ambasadorët e vendeve të BE-së. Takimi në Sofje u organizua nga Hungaria, si kryetar i radhës i Këshillit të BE-së. Illkov prezantoi prioritetet kryesore të ministrisë, ndër të cilat janë përgatitja dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, siguria kufitare, lufta kundër migrimit ilegal dhe lufta kundër trafikimit të migrantëve ilegal. Ministri shprehu pritjen e tij për miratimin sa më të shpejtë të një Vendimi në Këshillin e BE-së për heqjen e kontrollit kufitar në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë. Para diplomatëve ai i kushtoi një vëmendje të veçantë bashkëpunimit të ngushtë me Greqinë dhe Rumaninë, përfshirë këtu luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, si dhe bashkëpunimin e mirë me Austrinë.
Ndërkohë, vendi mori 60 automjete të gjithë terrenit në kuadër të një projekti të BE-së për të përmirësuar kapacitetin teknik të Policisë Kufitare. Kjo është dërgesa e katërt nga BE-ja e pajisjeve të rojeve kufitare, transmeton BTA.Policia Kufitare ju kujton se në pjesën bullgare të urës së Danubit afër Ruse në kufirin tonë me Rumaninë janë duke u bërë riparime të mëdha, për këtë arsye është vendosur një organizim i përkohshëm i qarkullimit. Qarkullimi kryhet në një..
Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet perëndimore dhe qendrore do të pakësohen dhe do të mbetet kryesisht me diell. Pas mesditës, do të..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të tjerë, ishin shkaktuar me shumë gjasa nga dy predha izraelite tankesh. Kështu thonë ekspertët që kanë..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së..