Largimi i shtetasve bullgarë nga Libani, i kryer me dy fluturime drejt Bullgarisë, tashmë duket i vështirë për t'u realizuar, sipas ambasadorit tonë në vend Jasen Tomov. Sipas tij, fluturimi i radhës është i rrezikshëm, prandaj po kërkohen variante alternative që bashkatdhetarët tanë të kthehen në shtëpi.
Të martën, 169 bullgarë u larguan nga Libani me dy fluturime. “Nga 25 deri në 30 persona duan të largohen nga Libani. Opsionet alternative janë fluturimet e vendeve të tjera partnere dhe aleate që organizojnë për bashkëqytetarët e tyre. Po kërkohen edhe opsione për evakuim nga deti”, tha ambasadori në një intervistë për BNR. Ai shtoi se aktualisht po punohet për nisjen e 10-12 bullgarëve me një fluturim kanadez.
Për bullgarët në Liban u krijuan grupe bisedash, në të cilat ka një rrjedhë të vazhdueshme informacioni. Përveç kësaj, stafi i ambasadës punon gjatë gjithë kohës. Jasen Tomov tha gjithashtu se situata mbetet e tensionuar dhe plot me të panjohura - granatimet vazhdojnë në lagjet e Bejrutit, kryesisht në periferitë jugore.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..