Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Foto: BGNES

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur gazetarëve presidenti Rumen Radev. Ai shtoi se Bullgaria i bashkohet thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për të ulur tensionet në rajon dhe për të parandaluar përzierjen e vendeve të tjera në konflikt.

Rreziku i rritjes së flukseve migratore dhe mundësia e sulmeve terroriste po rritet, është një tjetër konkluzion i liderëve të partive kryesore politike, ministrive të shërbimeve dhe pushtetit. Ata gjithashtu besojnë se është e nevojshme të vazhdojnë përpjekjet e konsoliduara për evakuimin e bullgarëve nga zona e konfliktit, si dhe për të shpëtuar pengjet bullgare në Jemen.

Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare i bëri gjashtë rekomandime pushtetit ekzekutiv - mes tyre, për të marrë masa për të parandaluar aktet terroriste, për të mbrojtur më tej kufijtë, për të forcuar bashkëpunimin me shërbime të ngjashme të sigurisë, për të rishikuar Planin Kombëtar Kundër Terrorizmit.

Kreu i shtetit vuri në dukje se vendi ynë është afër konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, duke vënë në dukje jostabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi në qendër të këtij rajoni më të gjerë të paqëndrueshmërisë. U bashkuam rreth qëndrimit se garantimi i sigurisë në një botë me dinamikë të madhe të proceseve gjeopolitike është detyra kryesore e lidershipit shtetëror dhe kërkon përpjekje për të zhvilluar të gjithë elementët e sistemit të sigurisë kombëtare - shërbimet, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, forcat e armatosura dhe madje edhe industria e mbrojtjes. Ne mbështetemi tek ata që të veprojnë në mënyrë adekuate në një krizë”, tha presidenti.

Lexoni më tepër:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Qeveria e koalicionit në Rumani i mbijetoi votës së mosbesimit Vota e parë e mosbesimit, e paraqitur nga opozita e ekstremit të djathtë kundër qeverisë të koalicionit pro-evropian të Rumanisë, e udhëhequr nga kryeministri Ilie Bolozhan, u..

botuar më 25-07-19 10.30.PD

Presidenti Rumen Radev: Demokracia në vendin tonë është një fasadë

Presidenti Rumen Radev komentoi para gazetarëve mbi tensionin në shoqëri në muajt e fundit, protestat kundër euros dhe gjendjen e drejtësisë në vendin tonë. "Sheshet janë plot. Bullgarët po protestojnë kundër refuzimit të një referendumi dhe futjes..

botuar më 25-07-18 2.58.MD

MPJ mban qëndrim të ashpër pas pranisë së një diplomati në protestën në Sofje

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka lëshuar një qëndrim pas pranisë së ambasadores gjermane në Bullgari Irene Maria Planck në protestën e mbrëmshme në Sofje kundër ndalimit të kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi BNR..

botuar më 25-07-17 5.37.MD