Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Johansson: Bullgaria dhe Rumania nuk lanë një gur pa lëvizur në rrugën drejt Shengenit

Ylva Johansson
Foto: BTA

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson bëri thirrje për heqjen e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen deri në fund të vitit.

“Bullgaria dhe Rumania bënë të gjitha përpjekjet dhe nuk lanë një gur pa lëvizur në rrugën e Shengenit. Mesazhi im për Këshillin e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, të enjten më 10 tetor, është të marrë vendimin përfundimtar madhor për heqjen e kontrolleve kufitare tokësore. Merrni hapin e fundit, hiqni kontrollet kufitare tokësore për të dy vendet para fundit të vitit. Ata e meritojnë atë, tani është koha”, tha Johansson në ditën e parë të seancës së re plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg.

Diskutimet në Parlamentin Evropian u provokuan nga vendimi i Gjermanisë për të rivendosur kontrollet në kufijtë e saj tokësorë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta pranë godinës së Kuvendit Popullor për paga të mira

Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë ndërtesës së Kuvendit Popullor. Aksioni është caktuar për në orën 08:00 pranë hyrjes zyrtare të..

botuar më 25-03-20 4.45.PD

Parashikimi i motit për 20 marsin

Të enjten në orën 11.01. pranvera astronomike po vjen. Temperaturat minimale do të jenë minus 5 dhe 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e paradites do të ketë kushte të uljes së dukshmërisë vende-vende në fusha. Gjatë ditës do të..

botuar më 25-03-19 7.30.MD

Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur në Gazë

Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur sot në Gazë, sipas informacioneve paraprake të marra nga Ministria e Punëve të Jashtme, njoftoi ministria në faqen e saj të internetit. Informacione shtesë do të bëhen të ditura në një..

botuar më 25-03-19 5.53.MD