Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së bashku dhe, në përputhje me rrethanat, do të vendosin një rekord. Traseja me dallim në nivelin e lartësisë +20 000 m do të kalohet në më pak se 5 ditë. Si kauza e sfidës së tyre, vrapuesit zgjodhën të mbledhin fonde për blerjen e një karrige të specializuar me rrota për të mbështetur aktivitetet e fondacionit "Eja dhe Ti".
“Prej 7 vitesh mbi 250 persona me aftësi të kufizuara me mbështetjen e fondacionit dhe mbi 450 vullnetarë hyjnë në shpella, marrin pjesë në garat e vrapimit malor, lundrojnë në lumenj e diga, ngjiten në majat gjatë dimrit, fluturojnë me paraglider. Një emocion i paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit. Ose kur dikush thotë “Është e pamundur!”, përgjigjen: “Jo, është e mundur!””, shënojnë organizatorët.
Kauza mund të mbështetet përmes faqes së internetit të Fondacionit "Eja dhe Ti", ku janë të disponueshme disa metoda online të dhurimit të fondeve.
Foto: Pirin Gallov / Facebook, Fondacioni "Eja dhe Ti"Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë Kombëtare të Sportit me trajner Dimitër Nikollov fitoi vendin e parë në Kupën e Botës në Skermë për..
Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale austriakin Benjamin Karl. Bullgari Radosllav Jankov zuri vendin e tretë pasi fitoi Daniele Bagozza nga..
Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..