Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Basët bullgarë për Boris Hristov" do të luhet në pesë qytete me rastin e 110 vjetorit të lindjes së këngëtarit të madh të operës

Pllamen Bejkov do të interpretojë në Studion e Parë të BNR-së 20 këngë bullgare që Boris Hristov synonte t'i regjistronte

Foto: operaplovdiv.bg

Këngëtarët bullgarë të operës dalin në skenë për të nderuar Boris Hristovin në 110-vjetorin nga lindja e tij. Të mishëruar në role emblematike të këngëtarit të madh, por edhe me një dozë ngacmimi artistik, ata do të kujtojnë triumfet e tij botërore me pesë koncerte - nga 11 tetori deri më 25 nëntor - në Burgas, Varna, Plovdiv, Ruse dhe Stara Zagora.

"Basët bullgarë për Boris Hristov" është një projekt i Muzeut Kombëtar "Boris Hristov", i cili zbatohet sipas idesë, skenarit dhe regjisë së drejtorit të Operës në Ruse, Pllamen Bejkov, dhe bashkon përpjekjet e pesë teatrove të operës ku do të interpretojnë solistët e tyre më të shquar të basit. Studenti i fundit i këngëtarit që mbeti në historinë e artit operistik, i cilëson si “një larmi zërash të mrekullueshëm, secili me karakteristikat dhe individualitetin e tij”.
Julian Konstantinov
Shfaqjet artistike të këngëtarëve të operës do të alternohen me regjistrime nga arkivat e Fondit të Artë të Radios Kombëtare Bullgare, ku Boris Hristov flet për fillimet e tij në koret e Sofjes para luftës dhe largimin e tij në Itali, për rolet e tij të preferuara dhe mision në Bullgari. Fjalët e tij do të ilustrohen me fotografi nga skena dhe jeta e tij. “Këto shprehje të tij të sinqerta tingëllojnë si këshilla për të gjithë ne, pasardhësit e tij, por edhe për kolegët e tij shumë të rinj”, thekson Pllamen Bejkov për Radio Bullgarinë.

“Me një shkelje syri dhe humor për të kënaqur publikun, kam zgjedhur edhe dy arie komike – tregon detaje nga skenari i programit të koncertit. - Njëra është "Aria e shpifjes" e Don Basilios dhe tjetra është aria e madhe e Leporello-s. Në to, solistët do të marrin pjesë në një lloj jazz jam session dhe do të këndojnë rreshta me rradhë sikur të jenë në një lojë ping-pong. Ne po mendojmë gjithashtu për një pjesë që do të sjellë një humor më optimist, pasi ariet e basit zakonisht shoqërohen me dramatizëm të lartë.”
I thellë, i fuqishëm, ekspresiv, i frikshëm, fatal – me të gjitha këto përkufizime mund të përshkruhet zërit i basit. Megjithatë, cilat cilësi të përgjithshme njerëzore i bashkojnë bartësit e tij?
Boris Hristov në rolin e Mbret Boris Godunov nga opera me të njëjtin emër të Mussorgsky, pas shfaqjes në Covent Garden - Londër më 30.10.1958, së bashku me Regina Reznik.
“Ne, jemi njerëz të qetë, intelektualë, të zgjuar, të arsyeshëm, tolerantë – thotë Pllamen Bejkov. – Fuqia dhe emocionaliteti i lartë, i manifestuar gjallërisht te tenorët, nuk janë të natyrshme për ne.

Sigurisht, një qëndrim i tillë indirekt ndaj artit - me buzëqeshje dhe lehtësi, pa i dhënë rëndësi gjërave të kota dhe rivalitetit në skenë dhe në jetë, ishin ato tipare që e karakterizonin Boris Hristovin, konfirmon studenti i tij.

“Ai ishte i vetëdijshëm për madhështinë e profesionalizmit të tij – përgjigjet Pllamen Bejkov. - Por, nga ana tjetër, ai tregonte një modesti të arsyeshme dhe njëkohësisht krenare, duke deklaruar se përpiqej të bënte më të mirën e tij dhe nuk hezitonte t'i kërkonte falje të pranishmëve nëse nuk i plotësonte pritshmëritë e tyre. Ishte vërtet e jashtëzakonshme të takoje një person të tillë në jetën tënde.”
Boris Hristov në rolin e Boris Gudunov nga opera me të njëjtin emër të M. Mussorgsky
Fati i buzëqeshi Pllamen Bejkovit në dimrin e viteve 1990-91, pikërisht në këtë periudhë, së bashku me sopranon Mariana Cvetkova, ai pati fatin të përfundonte në Romë për t'u specializuar në Akademinë e Artit dhe Kulturës në klasën e Boris Hristovit.
Dimitër Uzunov, Boris Hristov dhe Nikollaj Gjaurov në prapaskenë në La Scala pas shfaqjes së Boris Godunov (Sezoni 1959/1960)
“Në prag të Ringjalljes në vitin 1991, Boris Hristov donte që ne të dëgjonim vazhdimisht “Pasionin e Shën Mateut” në interpretimin e Eugen Jochum- kujton Pllamen Bejkov. - Në kohën e lirë nga aktivitetet edukative, ai hynte në sallë dhe këmbëngulte që të gjithë të dëgjonim muzikë së bashku. Ai më dha edhe një rekomandim tjetër – të luaj preludet e pianos dhe pjesë të Bahut për të përmirësuar veshin tim muzikor... Kjo ndoshta paracaktoi fatin tim të ardhshëm. Tashmë unë kam më shumë se 15 vjet që merrem me Bahun."

Edhe sot e kësaj dite, Pllamen Bejkov vazhdon të mësojë nga Boris Hristovi.
Boris Hristov
Me mirënjohje dhe përulësi, Pllamen Bejkov tash e 10 vjet punon në një tjetër projekt lidhur me mësuesin e tij të paharruar.

“Kishim dëgjuar se ai kishte interes të madh për këngët bullgare, se donte të regjistronte, por nuk e realizoi kurrë projektin e tij. Kështu, nga sasia e madhe e këngëve, munda të përzgjidhja 20, mbi të cilat ai kishte lënë komente mjaft informuese, madje disa prej tyre u përshtatën për zërin e tij dhe u përgatitën për interpretim. Vendosa t'i eksploroj dhe më 4 nëntor, nën titullin "Boris Hristov - ambasador i këngës bullgare", së bashku me pianisten Bozhena Petrova do t'i prezantojmë në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare".
Pllamen Bejkov

Lexoni më tepër:

Foto: operaplovdiv.bg, Opera Shtetërore Stara Zagora, Instituti Bashkiak i Kulturës Krasno Sello, boris-christoff.net, Muzeu Multimedial Boris Hristov, Facebook / Pllamen Bejkov, Erio Piccagliani

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD