Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 12 tetor, 155 vjetorin e themelimit të saj me një mbledhje solemne dhe një koncert në Operën dhe Baletin e Sofjes. I ftuar zyrtar i festës do të jetë presidenti Rumen Radev.
Akademia Bullgare e Shkencave është pasardhëse ligjore e Shoqatës Letrare Bullgare, e themeluar që para Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman - më 12 tetor 1869 në qytetin rumun të Brailës. Qëllimi i saj, i përcaktuar në statutin e saj të parë të vitit 1869, është të përhapë iluminizmin midis bullgarëve, të përmirësojë gjuhën bullgare dhe të studiojë historinë dhe jetën bullgare, të jetë një qendër shkencore dhe të vendosë kontakte me qendra të ngjashme shkencore jashtë vendit. Kryetari i parë i Shoqatës është historiani universitar Marin Drinov.
Sot Akademia Bullgare e Shkencave përfshin 42 njësi shkencore autonome, duke zhvilluar bashkëpunim aktiv me shkencëtarë nga e gjithë bota dhe duke mbështetur shoqërinë dhe ekonominë e vendit. Ajo punëson rreth 3000 shkencëtarë, që përfaqëson rreth 15% të të punësuarve në fushën e shkencës në Bullgari.Në një konferencë për media në Parlament, Dejan Nikollov, kryetar i partisë "Vëzrazhdane" - Sofje, bëri të ditur se sipas llogaritjeve të partisë së tij, vota e blerë është nga 400 000 deri në 500 000 vota. "Vëzrazhdane" dha shembuj me seksione zgjedhore,..
Në fillim të mbledhjes së rregullt të Këshillit të Ministrave, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bëri thirrje për formimin e qeverisë. Sipas tij, "kjo është mënyra më e drejtpërdrejtë për t'u udhëhequr nga interesat e popullit". Qeveria e përkohshme,..
Para seancës së Kuvendit Popullor të caktuar për në orën 11:00, GERB-SDS filloi bisedimet për veprimet e ardhshme politike në parlamentin e ri. Lideri Bojko Borisov personalisht drejton ekipin negociator së bashku me Raja Nazarjan, Rosen Zhejazkov dhe..
Afati për kontestimin e rezultateve të zgjedhjeve të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor para Gjykatës Kushtetuese skadon sot, 14 nëntor, në orën..
Komisioni Evropian (KE) ka paditur Bullgarinë dhe Rumaninë përpara Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për shkak se ato nuk kanë përmbushur..
Në një ceremoni zyrtare, në sallën e mbledhjeve të Gjykatës Kushtetuese, Dr. Nevin Feti, Prof. Sasho Penov dhe Galina Toneva - Daçeva dhanë betimin si..