Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov dhe ambasadori i Japonisë në Bullgari Hisashi Miçigami diskutuan bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe partneritetit në kuadër të NATO-s. Ndër temat kryesore të diskutuara ishin mbështetja për Ukrainën dhe kontributi i Bullgarisë dhe Japonisë për sigurinë globale dhe rajonale. Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për pjesëmarrjen e suksesshme të personelit ushtarak japonez në stërvitjen shumëkombëshe kundër minave në ujërat territoriale të Bullgarisë në shtator, e cila ishte pjesëmarrja e parë e përfaqësuesve të marinës japoneze në një stërvitje në Detin e Zi. U diskutuan gjithashtu mundësi shkëmbimi në fushën e arsimit ushtarak në Shkollën e Lartë Detare dhe menaxhimin e krizave dhe reagimin ndaj fatkeqësive.
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) ka paraqitur dy ankesa në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare më 27 tetor të këtij viti. Në të parën insistohet që vota të numërohet plotësisht dhe në të dytën –..
Në një ceremoni zyrtare, në sallën e mbledhjeve të Gjykatës Kushtetuese, Dr. Nevin Feti, Prof. Sasho Penov dhe Galina Toneva - Daçeva dhanë betimin si gjyqtarë kushtetues. Pas betimit ata firmosën fletët e betimit. Gjyqtarët e sapozgjedhur kushtetues zënë..
Përfaqësues të punëdhënësve, sindikatave dhe ekspertë të shtetit diskutojnë propozimet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për futjen e një mekanizmi të ri për përcaktimin e pagës minimale. Grupi i punës pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës..
Afati për kontestimin e rezultateve të zgjedhjeve të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor para Gjykatës Kushtetuese skadon sot, 14 nëntor, në orën..
Ditën e enjte do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu në të gjithë vendin, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe në Bullgarinë Qendrore Veriore. Do..
Në një konferencë për media në Parlament, Dejan Nikollov, kryetar i partisë "Vëzrazhdane" - Sofje, bëri të ditur se sipas llogaritjeve të partisë së tij,..