Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes vjetore të autoriteteve vendore 2024, organizuar nga Asociacioni Kombëtar i Bashkive. Ai theksoi se është bërë një rishpërndarje e buxheteve të mbetura në kuadër të Programit, në mënyrë që paratë të shkojnë për financime shtesë për investime të ndryshme komunale.
Bullgaria duhet të përgatisë planin e saj të parë strukturor afatmesëm 2025-2028. Ai duhet të përfshijë politika, reforma dhe investime, tha në “Albena”, zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave, Ljudmilla Petkova.
Bullgaria mund të rinovohet me të paktën 35 parqe industriale. Përveç tërheqjes së investitorëve, ato ofrojnë mundësi për zhvillim ekonomik dhe social, ndikojnë edhe në infrastrukturën arsimore, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të inovacionit dhe rritjes Rosen Karadimov para përfaqësuesve të pushtetit lokal. Sipas tij, parqet industriale janë i vetmi mekanizëm efektiv për tejkalimin e dallimeve rajonale.Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën..