Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, GERB-SDS do të merrte 24.5% të votave, "Vëzrazhdane" është e dyta me 13.7%, "Po e Vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" do të merrte 12.1%, Partia Socialiste Bullgare (BSP) - 8.8%, "Aleanca për të Drejtat dhe Liritë" - 8.7%, "Ka një popull të tillë" (ITN) - 7.0%, DPS - "Fillimi i ri" - 5.0%, sipas sondazhit të fundit sociologjik, dy javë para votimit, të kryer nga agjencia Mediana me fondet e veta. Sondazhi është realizuar në periudhën 8-13 tetor me 978 persona nëpërmjet një interviste direkte të standardizuar dhe është përfaqësues i popullsisë së rritur të vendit.
11.4% do të votonin me “nuk mbështes askënd”. Rreth 360 mijë nuk kanë vendosur ende se për kë do të votojnë. Pritshmëria e agjencisë është që 1.9 - 2.1 milionë votues ose 30% e votuesve në listat zgjedhore të shkojnë në votime.Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” Ivajllo Mirçev, njoftoi se Bullgaria dhe Ukraina kanë një projekt të përbashkët të teknologjisë së lartë. Të dy..
Pas konsultimeve ndërmjet institucioneve bullgare dhe UNESCO-së, Byroja e Komitetit të Trashëgimisë Botërore ra dakord të organizojë Sesionin e 47-të të Komitetit në selinë e UNESCO-së në Paris nga 6 deri më 16 korrik. Këtë e bëri të ditur Ministria e..
Në një bisedë telefonike, presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski dhe kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov diskutuan mënyrat për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Zelenski shkroi në rrjetin social "X": "Shpreha..
Aktualisht, nuk ka asnjë mundësi rregullative për Bullgarinë që të ridrejtojë fondet nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë për mbrojtjen..
Tre shtetas bullgarë u shpallën fajtorë për spiunim për Rusinë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton BGNES. 33-vjeçarja Katrin Ivanova, 30-vjeçarja Vanja..
Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim..