Deri më sot u regjistruan 4858 kandidatë për deputetë për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Prej tyre 1378 janë femra, 3480 meshkuj. Numri nuk është përfundimtar, pasi kërkesat për fshirjen e disa prej kandidatëve vazhdojnë të vijnë. Këtë e njoftoi në një konferencë informimi nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rosica Mateva. Për momentin, brenda dhe jashtë vendit do të jenë 12640 komisione seksionale zgjedhore, por edhe ky numër do të pësojë ndryshim, pasi 48 orë para ditës së zgjedhjeve do të krijohen seksione në institucionet mjekësore, sociale dhe ambientet e paraburgimit.Votimi jashtë vendit do të bëhet në 719 seksione në 57 vende, tha Mateva.
Në qëndrimin e saj, Lidhja e Gjyqtarëve në Bullgari u shpreh kundër përbërjes aktuale të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të vendosur se kush duhet të drejtojë zyrën e prokurorisë dhe Gjykatës së Lartë Administrative. “Mandati i skaduar i..
Në Ditën e Aviacionit dhe të Forcave Ajrore Bullgare, presidenti Rumen Radev theksoi se dita u errësua nga vdekja e dy pilotëve, për të cilët vazhdojmë të mbajmë zi. “Nuk mund të komentoj hipotezat para se të jenë në dispozicion të gjitha faktet për..
Qindra qytetarë protestuan në të ashtuquajturën trekëndësh të pushtetit, ku ndodhen godinat e Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave dhe Presidencës, me kërkesën për ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm. “Ka..
Maria Bakallova doli me një qëndrim zyrtar me rastin e një interviste në “The Guardian” , njofton ekipi bullgar i aktores. Titulli që u shfaq në..
Komisioni që hetoi rrëzimin e avionit stërvitor luftarak L-39 në tokë në avio-bazën Graf Ignatievo më 13 shtator, nuk gjeti ndonjë gabim të..
Bullgaria është e gatshme të mbështesë investimet në zhvillimin e infrastrukturës dixhitale dhe lidhjes, tha Presidenti Rumen Radev në një takim me..