Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të lexuar.
Në një ditë të ftohtë shkurti të vitit 1946, vetëm 32 vjeçar Romain Gary mbërriti në detyrën e tij të parë diplomatike në Sofje, ku u emërua sekretar i dytë i legatës franceze. Drejtori i Institutit Francez në vendin tonë, Luc Levy, vetë një adhurues i madh i Romain Gary, komenton ndikimin që kishte Bullgaria në pikëpamjet e tij:
“Ky qëndrim i tij në vend pasuron ndjeshëm të kuptuarit e tij se çfarë do të thotë humanizmi, universaliteti, të drejtat e njeriut dhe çfarë do të thotë Evropa. Sepse Romain Gary ishte një adhurues i madh i Evropës. Ai shkroi romanin “Edukimi evropian” dhe ende para se të fliste për bashkimin e Evropës, e mbështeti fuqishëm këtë vizion. Romain Garry e njihte mirë Evropën Qendrore dhe Lindore dhe donte të drejtonte vëmendjen e francezëve në këtë rajon” - tha Luc Levy në lidhje me javën e kushtuar jetës dhe veprës së Romain Gary, organizuar nga Instituti Francez në vendin tonë. Falë faktit se ka shkruar edhe me pseudonimin Emile Hajar, është i vetmi shkrimtar francez që u dekorua dy herë me çmimin letrar Goncourt.
“Romain Garry është një shkrimtar i madh, por do të thosha se është edhe një hero letrar. Ai lindi në Vilnius, jetonte në Moskë si fëmijë, jetonte në Varshavë dhe më pas erdhi në Nicë në vitet 20-të të shekullit XX – thotë Luc Levy. – Pranon shtetësinë franceze për bindje personale. Kjo ishte në fakt ëndrra e nënës së tij. Ai ishte një pjesëmarrës i famshëm në rezistencën franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai nuk është vetëm shkrimtar, por edhe diplomat. Dhe ai e nisi karrierën e tij diplomatike pas vitit 1945.”
Në Sofje, Romain Gary, së bashku me gruan e tij të parë, shkrimtaren angleze Lesley Blanch, u vendosën në një apartament në bulevard “Dondukov” 69 në kryeqytet, takoheshin njerëz dhe u bënë dëshmitar të represioneve politike në rritje në vend, pa dyshuar se ai vetë është subjekt zhvillimi në një dosje të Sigurimit të Shtetit me emrin e agjenturës “Librashitësi”.
Në romanin e tij "Nata do të jetë e qetë" Gary e përshkruan Bullgarinë kështu: "Kur mbërrita në Sofje, vendi ishte tashmë komunist, por me një mbret. Një fëmijë - mbret. Mbreti i ri i vërtetë pas hyrjes së ushtrisë sovjetike ishte legjendari Gjeorgj Dimitrov, kreu i Kominternit, por nën egjidën e Stalinit.”
"Romain Gary kishte rrënjë sllave dhe për të kjo botë ishte e njohur - thotë Luc Levy. - Ai e donte Bullgarinë sepse nuk ishte një diplomat i zakonshëm. Edhe atëherë ishte një shkrimtar i madh, interesohej për njerëzit, tregonte një ndjeshmëri të fortë për ta. Por dëshmoi edhe ndryshimet në këtë vend pas vitit 1945, i cili gradualisht do t'i nënshtrohej një diktature totalitare. Lidhur me këtë Romain Gary thotë: “Është edhe emocionuese dhe e trishtueshme të dëshmosh kalimin e një vendi, të një monarkie, në një diktaturë totalitare të tipit stalinist.”
Gary fliste rrjedhshëm gjuhën ruse, ai komunikonte lirshëm jo vetëm me bullgarët e zakonshëm, por edhe me përfaqësuesit e opozitës që ekzistonte ende në vitet e para të represionit. Më vonë ai tregoi se këto ishin vite shumë të rëndësishme për të.
"Ndryshe nga disa pretendime, Romain Gary e perceptone misionin që i ishte caktuar këtu, në Sofje, si themelor për të në shumë mënyra. Dhe gjeta një citim shumë të mirë kushtuar Bullgarisë në librin e tij "Nata do të jetë e qetë". Aty ai thotë: "Mbaj kujtime shumë të mirë për Bullgarinë. Ndër të gjitha emërimet e mia diplomatike, ky është posti që vlerësoj më shumë, madje më shumë se ai në Kaliforni". Këto janë fjalë shumë të forta dhe flasin për faktin se ai e donte shumë Bullgarinë”, tha në përfundim Luc Levy.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: institutfrancais.bg, Facebook / Romain Gary, books.fr
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri një jetë jashtëzakonisht shpirtërore, të krishterë. Për gjuhëtarët, ai është ndër zelltarët më të..
Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..
Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..