Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet.
“Në vitin 2025 do të vazhdojmë të zbulojmë aspekte të panjohura të trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale të Sofjes me më shumë ekspozita”, tha Cvetana Kulinska nga organizatoret e “Programit”.
Aktualisht po punohet për disa projekte, të cilat do të përqendrojnë vëmendjen në institucionet ikonike kulturore si teatrot e Sofjes dhe figurat emblematike të skenës teatrore bullgare. “Ne vazhdojmë të kërkojmë frymëzim në simbolet e fshehura, por domethënëse të qytetit, të cilat shpesh mbeten pa u vënë re”, shtoi Cvetana Kulinska.
"Lagjet e vjetra të Sofjes" është një ekspozitë fotografike, gjithashtu pjesë e ciklit "Sofja e padukshme", e cila mund të shihet deri në fund të muajit në kryeqytet. "Ne duam t'i inkurajojmë njerëzit që t'i shikojnë këto vende dhe të kuptojnë vlerën e tyre, duke i frymëzuar në të njëjtën kohë që të kërkojnë mënyra të reja për t'i ruajtur ato," tha Cvetana Kulinska.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..