Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fitore e Viktoria Tomovës në Tokio, Grigor Dimitrov është i 9-ti në listën e tenisit botëror

Grigor Dimitrov dhe Viktoria Tomova
Foto: AP/BTA dhe BGNES

Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul. Prezantimi në kryeqytetin suedez i solli bullgarit 155 pikë dhe me to arriti të zhvendosë të 9-tin në botën e tenisit Alex de Minaur. Grigor Dimitrov këtë javë do të marrë pjesë në turneun ATP 500 në Vjenë, ndërsa në raundin e parë e pret Chan Jiazhen nga Kina.

Reketa e parë bullgare në tenisin e femrave, Viktoria Tomova u kualifikua për në raundin e 16-të të turneut WTA 500 në Tokio.  Ajo mposhti në start kampionen në fuqi Veronika Kudermetova nga Rusia me 7:6(3), 6:3, pas një ndeshjeje që vazhdoi gati dy orë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pista e re e atletikës në Stara Zagora u hap zyrtarisht – e qasshme edhe për qytetarët

Me një ceremoni të veçantë, në Stara Zagora u përurua pista e re stërvitore e atletikës, e ndodhur mbi stadiumin “Beroe”. Projekti kap vlerën e mbi 1.3 milion leva. Pas rikonstruksionit, pista përmbush standardet e Federatës Ndërkombëtare të..

botuar më 25-08-22 6.42.MD
Stilijana Nikollova

Stilijana Nikollova është e dyta në renditjen në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike në Rio de Janeiro

Pas performancave me unazë dhe top, Stilijana Nikollova u rendin në vendin e dytë në kualifikimet e Kampionatit të 41-të Botëror të Gjimnastikës Ritmike në Rio de Janeiro. Nikollova luajti shumë fort dhe me një aset prej 58.750..

rinovuar më 25-08-21 9.54.PD
Aleksandër Vasilev

Aleksandër Vasilev me fitore senzacionale në Sofje kundër Ivan Gahov në ATP Challenger

18-vjeçari Aleksandër Vasilev , gjysmëfinalist i Uimbëlldonit, eliminoi të katërin e renditur – rusin Ivan Gahov – në fazën kualifikuese të turneut ATP Challenger 75 në Sofje. Ndeshja mes tyre zgjati 95 minuta dhe bashkëkombësi ynë nuk humbi asnjë..

botuar më 25-08-18 6.41.MD