Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderojmë Shën Patriarkun Evtimij si mbrojtës të mbarë popullit bullgar

Foto: dveri.bg

Pikërisht një vit më parë, Kisha Ortodokse Bullgare vendosi një festë të re në kalendarin tonë kishtar - kremtimin e lipsaneve të shenjta të Shën Patriarkut Evtimij Tërnovski. Sipas burimeve kishtare, patriku i fundit bullgar para rënies së kryeqytetit të vjetër të Tërnovgradit nën bastisjet e pushtuesve osmanë në vitin 1393, vdiq rreth vitit 1404. Pesë shekuj më vonë, nga fundi i vitit 1905, gjatë gërmimeve në hyrjen e katedrales së Manastirit Baçkovski, të kryera me iniciativën e igumenit të manastirit Paisij (Pastirev), u zbuluan dy varre. Në njërën u gjetën mbetjet e mantelit të peshkopit, një qefin i madh dhe dy epitrakile (një brez i gjerë dhe i gjatë që mbështillet rreth qafës gjatë shërbimit) dhe në tjetrin, lipsane me një fletë plumbi të mbështjellë me mbishkrimin:

LIPSANE TË SHENJTA TË KRYPESHKOPIT TË QYTETIT TË MADHËRISHËM TËRNOVA DHE PATRIK BULLGAR

Vëllazëria e murgjve e Manastirit Baçkovski para varrit të hapur të Shën Evtimij

Pas zbulimit, Sinodi i Shenjtë caktoi një komision për të hetuar faktet dhe për të dokumentuar gjetjen. Përshkruhen edhe mrekullitë, në konfirmim të së vërtetës së saj, përkatësisht aroma që lëshohej nga lipsanet e shenjta. Përkundër dëshmive, ish-igumeni i manastirit Teodosij, Mitropoliti i Shkupit, vuri në dyshim besueshmërinë e tyre, duke përshkruar historinë e Manastirit Baçkovski dhe rrëzimin e tij nga turqit gjatë pushtimit të malit Rodopa. Kjo u pasua nga një përgënjeshtrim nga Prof. Vasill Zllatarski, i cili mori pjesë në komisionin e verifikimit të fakteve të caktuar nga Sinodi, dhe në vitin 1911 Bogdan Fillov, drejtor i Muzeut Kombëtar në Sofje dhe Jordan Ivanov iniciuan një komision të ri pranë Sinodit. Ky i fundit gjeti mospërputhje historike dhe hodhi dyshime serioze mbi vërtetësinë e rrotullës së plumbit të gjetur në varrin me lipsanet.

Për t'u dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe mbi të gjitha për t’i  bërë homazhe patrikut të fundit të Patrikanës së Tërnovgradit, 120  vjet më vonë, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare vendosi festën e Patriarkut Evtimij Tërnovski më 22 tetor si shenjtor mbrojtës i mbarë popullit bullgar.

Lipsanet e Shën Patrikut Evtimij Tërnovski, të ruajtura në Manastirin Baçkovski


Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: dveri.bg, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shënojmë 55 vjet të kërkimeve bullgare të hapësirës dhe 45 vjet të fluturimit të një kozmonauti bullgar

Instituti për Kërkime dhe Teknologji Hapësinore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 55 vjetorin e themelimit së bashku me 45 vjetorin e fluturimit të kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Në veprimtarinë, e cila është nën..

botuar më 24-10-22 6.15.PD

Ivan Rillski është një nga shenjtorët më të dashur dhe më të nderuar bullgarë

Më 19 tetor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e oshënarit të përulur nga mali Rilla dhe mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe mjekëve bullgarë. I quajtur "engjëll tokësor" dhe "banor qiellor" që gjatë jetës së tij, Shën Ivan (Gjoni) i..

botuar më 24-10-19 6.10.PD
Universiteti i Sofjes

30 vjet Ballkanistikë në Universitetin e Sofjes

Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës. Ballkanistika është..

rinovuar më 24-10-15 8.48.MD