Avokatët nga i gjithë vendi njoftuan se sot në mesditë do të mblidhen në një protestë paqësore para ndërtesës së Gjykatës në Sofje, për të shprehur mospajtimin e tyre me mënyrën se si është bërë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Ata kërkojnë që të ndërpritet procedura e hapur për zgjedhjen e tij para formimit të Këshillit të ri të Lartë Gjyqësor. Sipas tyre, këto zgjedhje do të ishin jolegjitime, pasi afati i Këshillit të Lartë Gjyqësor aktual është me afat të skaduar.
“Në ditën e fundit për nominime - më 11 tetor 2024, u propozua një kandidaturë e vetme për Prokuror të ri të Përgjithshëm - ajo e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov. Nominimi i një kandidature që nuk gëzon autoritet të padiskutueshëm profesional dhe besim në shoqëri, krijon ndjesinë e një zgjedhjeje të padrejtë”, shprehen avokatët në një adresë të publikuar në faqen e Odës së Avokatëve të Sofjes.Nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për Bullgarinë si rezultat i sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore të Iranit. Kjo u deklarua nga Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një konferencë për shtyp në Këshillin e Ministrave pas..
Një nga seria e degëve të reja të ofruara nga Universiteti Teknik është inxhinieria hapësinore. Dega është në anglisht dhe u krijua vitin e kaluar, kur u regjistruan 16 studentë. Gjatë dy viteve të para, studiohen disiplinat themelore të..
Sot (23 qershor) dhe nesër (25 qershor), Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov do të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Bashkimit Evropian për bujqësinë dhe peshkimin, i cili do të mbahet në Luksemburg. Këshilli është planifikuar të..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të enjten do të jetë përsëri me diell dhe vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga..