Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vraca bëhet një qendër për zhvillimin e energjisë dhe shkencave të reja

Në foto (nga e majta në të djathtë): rektori i Universitetit të Sofjes Prof. Georgi Vëlllçev, ministri i arsimit Prof. Galin Cokov, ministri i energjisë Vlladimir Malinov, drejtorët ekzekutiv të Holdingut Energjetik Bullgar Galina Todorova dhe Vlladimir Nikollov
Foto: BTA

Në qytetin e Vracës (Bullgaria Veriperëndimore) do të krijohet një qendër për zhvillimin e energjisë dhe shkencave të reja. Në këtë drejtim u nënshkrua një memorandum ndërmjet Bashkisë së Vraçës, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Shoqatës së Kompanive të Softuerëve të Universitetit të Sofjes "Shën Klementi i Ohrit" etj.

Palat u zotuan të ndërtojnë infrastrukturën shkencore në përputhje me praktikat më të mira globale dhe të promovojnë zhvillimin e shkencës së aplikuar dhe inovacionit në fushën e energjisë dhe teknologjisë së informacionit për të krijuar rritje ekonomike dhe vende pune tërheqëse "në funksion të projekteve për ndërtimin e njësive të reja (nr. 7 dhe nr. 8) në centralin atomik “Kozlloduj", siç theksohet nga ministri i energjisë Vlladimir Malinov.

Mund të mësoni më shumë për Vracën nga materialet arkivore të Radio Bullgarisë:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD