Në orën 17:00, pjesëmarrja në zgjedhje arriti në 28.5%, raportoi Gallup International Balkan. Treguesi është më i lartë krahasuar me të njëjtën kohë të zgjedhjeve të mëparshme në qershor të këtij viti. Aktiviteti po ecën në mënyrë të ngjashme me exit poll-in që zhvilluam në tetor 2022. Kështu filloi që në mëngjes. Këtë e ka bërë të ditur Svetlin Taçev nga Gallup International Balkan, partner i BNR. “Deri tani të dhënat janë të ngjashme, le të shohim, pak ka mbetur deri në fund të ditës së zgjedhjeve, që të shohim nëse lëvizja e aktivitetit zgjedhor do të arrijë realisht përqindjet e vitit 2022”, komentoi sociologu dhe bëri thirrje për të votuar.

*****
Deri në orën 15:00, pjesëmarrja në votime arriti në 23.3%, raportoi Gallup International Balkan. Treguesi është më i lartë krahasuar me të njëjtën kohë të zgjedhjeve të mëparshme në qershor të këtij viti.

Aktiviteti lëviz në ngjashmëri me exit poll-in që zhvilluam  në tetor 2022. Këtë e bëri të ditur Svetlin Taçev nga Gallup International  Balkan, partner i BNR. “Deri tani të dhënat janë të ngjashme. Do të shohim, pak  mbetet deri në fund të ditës së zgjedhjeve, nëse lëvizja e daljes në votime do  të arrijë realisht përqindjet e vitit 2022”, komentoi sociologu dhe bëri  thirrje për të votuar. 
Te ora 13:00, pjesëmarrja në votime arriti në 17.4%, njoftoi Gallup International Balkan. Në zgjedhjet e mëparshme deri në këtë kohë kishin votuar 15.6 për qind e votuesve. Ndër ata që e shfrytëzuan të drejtën e votës deri më tani, veçohen personat me arsim të lartë dhe të moshuarit nga vendbanimet më të vogla.
Para BNR Petko Petkov, drejtor ekzekutiv i agjencisë sociologjike tha, se në këtë moment është shumë herët të thuhet nëse do të ketë surpriza. “Fushata ishte mjaft e dobët. Faji është tërësisht i elitës politike. Zgjedhësi shkon të votojë kur sheh kuptim”, shtoi sociologu.
*****
10.4% e zgjedhësve votuan në zgjedhjet e  parakohshme parlamentare deri në orën  11:00, sipas të dhënave të agjencisë Gallup International Balkan. Kjo  paraqet një pjesëmarrje pak më të lartë në krahasim me zgjedhjet e mëparshme  parlamentare në qershor, kur ishte 10 për qind në të njëjtën kohë
*****

Në orën 09:00, pjesëmarrja e votuesve në Bullgari ishte 3.7%, sipas exit poll-it të Agjencisë Sociologjike Gallup International Balkan.
“Kryesorja është sinqeriteti i përgjigjeve të të pyeturve. Zhvillimet specifike, veçanërisht në një sektor politik, nënkuptojnë se votimi më teknologjik ose pozicionimi më i pasinqertë mund të rezultojë të jetë problem për rezultatet përfundimtare të sondazhit tonë”, komentoi Përvan Simeonov, drejtor ekzekutiv i agjencisë, për BNR në fillimi i ditës së zgjedhjeve.
Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave Rrugore (TOL) kanë regjistruar 33 288 raste shkeljesh. Nga këto, 13 775 shkelës kanë pasur targa të..
Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët Blu” dhe “Bëllgarka”, do të mbështeten përmes projekteve të programit “Mjedisi 2021–2027”, njoftoi..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis 5 dhe 13 tetorit 2025, me pjesëmarrjen e 801 qytetarëve të rritur bullgarë. Nëse në prill..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis..
Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët..