Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve. Pritjet janë që deri në fund të vitit 2024, shitjet të jenë midis 215 000 dhe 216 000, si në 2023.
Për sa i përket çmimeve të banesave në vitin 2025, shoqata parashikon se trendi aktual i rritjes do të vazhdojë, me një rritje prej 10 ose pak më shumë se 10 për qind në bazë vjetore. Sipas Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, tregu i ngrirë është për shkak të pasigurisë rreth pranimit të vendit në Eurozonë. Pritet që të ketë rritje çmimesh pas hyrjes së Bullgarisë në Eurozonë, por nëse shtyhet, ka më shumë gjasa që tregu të mbetet në të njëjtat nivele. Tendenca e blerjes së pronave më të mëdha vazhdon, veçanërisht në Sofje, në zona të përshtatshme për familjet me fëmijë. Përreth institucioneve të arsimit të lartë dhe parqeve të biznesit, të rinjtë që punojnë dhe studiojnë në këto zona kërkojnë banesa më të vogla. Investitorët që kërkojnë të blejnë prona për të dhënë me qira gjithashtu preferojnë prona më të vogla në këto lagje.
Një numër gjithnjë në rritje i të rinjve në Bullgari po bien pre e aksesit të lehtë në kredi të shpejta, të nxitur nga mungesa e përvojës financiare, dëshira për kënaqësi të menjëhershme dhe ndikimi i rrjeteve sociale. Kështu komentoi për BNR – Varna..
Dyqanet e vogla mbajnë çmime më të ulëta në krahasim me zinxhirët tregtar, me diferenca që lëvizin nga 1 deri në 10%. Ky është një nga përfundimet e monitorimit mujor të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) mbi çmimet e mallrave..
Jemi në mes të sezonit turistik të verës në Bullgari, kur bregdeti i Detit të Zi, por jo vetëm ai, është plot me turistë nga vendi dhe jashtë vendit. Duke përjashtuar hotelet "all inclusive", pushimet tona lidhen edhe me ndarjen e një buxheti të..