"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, dhe Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme, Josep Borrell.
Maqedonia e Veriut është angazhuar që këto ndryshime t'i bëjë në përputhje me konkluzionet e Këshillit të BE-së nga korriku i vitit 2022, por shumica e nevojshme prej dy të tretave për këtë ndryshim nuk u arrit në parlament, kujton dokumenti, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Në preambulë, përveç bullgarëve, duhet të përfshihen edhe pesë kombësi - kroatët, malazezët, sllovenët, hebrenjtë dhe egjiptianët. Një pjesë e romëve në vend përkufizohen si egjiptianë.
Raporti thekson se nevojiten përpjekje të mëtejshme për të nxitur një atmosferë dialogu dhe respekti të ndërsjellë midis palave. Komisioni kritikon gjithashtu fqinjin tonë perëndimor për ngrirjen e ndërtimit të Korridorit Nr. 8, ndonëse vlerëson se ka arritur një nivel të mirë përgatitjeje në fushën e rrjeteve trans-evropiane të transportit. Puna në korridor ka përparuar, por faza e tretë e projektit në Kriva Pallanka, në kufirin me Bullgarinë, është ndërprerë nga autoritetet kombëtare.
Lexoni më tepër nga arkivi ynë:
Turqia ishte mikpritëse e negociatave të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës Përpjekjet diplomatike turke bashkuan delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll më 16 maj për herë të dytë që nga fillimi i luftës,..
Opozita është gati të paraqesë një mocion të ri mosbesimi, të tretën radhazi. Dy të parët, kujtojmë, ishin të pasuksesshme. I pari u iniciua nga "Vëzrazhdane" me temën "dështimi në politikën e jashtme të shtetit", ndërsa i dyti ishte i partisë MEÇ me..
Më 12 maj 2025, Presidenti bullgar Rumen Radev nënshkroi një propozim drejtuar Asamblesë Kombëtare për të mbajtur një referendum kombëtar me pyetjen: "A jeni dakord që Bullgaria të miratojë monedhën e vetme evropiane "euro" në vitin 2026?"...