Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur. Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër të konferencës shkencore ndërkombëtare “Ekonomia Agrare në Mbështetje të Bujqësisë”.
Në një intervistë për BNR, ai theksoi se zhvillimi i bujqësisë bullgare nuk është i njëjtë në degët e ndryshme. Për shembull, ka pasur arritje në disa sektorë, si prodhimi i drithërave dhe farave vajore. Por në sektorët e prodhimit të qumështit, mishit, perimeve dhe frutave, pjesa e tregut e prodhimit vendas nuk është në rritje, por në rënie dhe kjo i detyrohet faktit se subvencionet janë shkëputur nga prodhimi. Pas vitit 2007 dhe hyrjes në BE, subvencionet nuk kanë të bëjnë me prodhimin, por me sipërfaqet dhe subvencioni është i njëjtë për një njësi sipërfaqe për të gjithë prodhuesit. Sipas shkencëtarit, kjo çon në shtrembërim.
Eksperti bëri të ditur gjithashtu se jo më shumë se 50% e mishit të konsumuar në vend prodhohet në vend, ndërsa në anëtarët e vjetër të BE-së është mbi 90%.Që nga data 8 gusht, çmimet e të gjitha produkteve në dyqane duhet të shënohen edhe në euro. Konvertimi duhet të bëhet sipas kursit zyrtar të këmbimit 1.95583, i përcaktuar nga bordi valutor dhe mbi të cilin u pranua kalimi i Bullgarisë në monedhën..
Mungesa e fuqisë punëtore të mjaftueshme dhe konsumi i fortë privat janë arsyet kryesore për inflacionin, sipas "Rishikimit Ekonomik" të dytë të Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) për vitin. Inflacioni vjetor është 2.9%, duke u rritur me 2.1%..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një hetim në tregun e produkteve ushqimore të nevojës së parë, me qëllim përcaktimin e arsyeve për rritjen e çmimeve. Për këtë qëllim, autoriteti antimonopol kërkoi nga rrjetet tregtare të dhëna të plota..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë..