Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e këngëve dhe poezive popullore "Libër i ri me këngë dhe vjersha të përjetshme", hartuar nga Ljuben Karavellov. Ky koleksion u botua qysh në vitin 1878 nga Redaksia “Dituria” në Veliko Tërnovo.
Nuk është rastësi që ndër vite kënga ka interpretime të panumërta nga këngëtarë të shumtë të zhanreve të ndryshme. Tani ju ofrojmë ta dëgjoni të kënduar nga Dimitër Radev Vëllçev, i cili punoi në aranzhim së bashku me Momçill Kolev. Për tingëllimin unik të këtij versioni të ri një kontribut të veçantë kanë edhe muzikantët e famshëm - kitaristi Angell Demirev dhe Stojan Jankulov - Stunxhi në bateri.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube/@IgormarkovskiMe interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Nikollaj Bojanov dhe Milen Ivanov këndojnë acapella (pa..
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..