Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nënshkroi një kontratë për kapacitete të reja bërthamore me "Westinghouse" dhe "Hyundai"

Foto: BTA

Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj - Kapacitetet e reja” dhe konsorciumi midis “Westinghouse” dhe “Hyundai” nënshkruan një kontratë inxhinierike për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në Centralin “Kozlloduj”. Përgatitja e projektit inxhinierik, me vlerë nga 350 milionë deri në 370 milionë dollarë amerikanë, do të duhet t’i japë një përgjigje brenda një viti pyetjes se sa do të na kushtojë ndërtimi i njësisë së re të 7-të  të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”. Sipas planeve të qeverisë së përkohshme, një pjesë e aktiviteteve për ndërtimin e njësisë së re do të mbulohet nga fondet nga shitja e ardhshme në Ukrainës e pajisjeve të projektit të parealizuar të Centralit Atomik Elektrik “Belene”. Ministri në detyrë i energjetikës Vlladimir Malinov theksoi se duket gjithnjë e më realiste që Bullgaria të jetë e para në Evropë që do të ketë njësi bërthamore të përdorur sipas teknologjisë së “Westinghouse” AP 1000.

Gjatë nënshkrimit të kontratës, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se projekti për kapacitetet e reja "do të kontribuojë në diversifikimin dhe stabilitetin e energjisë bërthamore në Bullgari dhe në mbarë Evropën Juglindore".




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Jashtme Bullgare arriti të evakuojë 148 persona nga Izraeli

Avioni me 148 persona të evakuuar nga Izraeli u ul në Aeroportin "Vasill Levski" në Sofje në orën 02:30. Nga të kthyerit 89 janë shtetas bullgarë, ndërsa 41 janë shtetas të Rumanisë, Sllovenisë, SHBA-së, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës. Ata u pritën..

botuar më 25-06-18 9.26.PD

Parashikimi i motit për 18 qershorin 2025

Ditën e mërkurë temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në Sofje rreth 15 gradë. Paraditja do të jetë me mot kryesisht të kthjellët. Pas mesditës pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, por reshje të dobëta..

botuar më 25-06-17 7.35.MD

"Gallup": GERB-SDS janë forca e parë politike, "DPS-Fillimi i Ri" është e dyta

Me mbështetje elektorale prej 24.5%, GERB-SDS ruan epërsinë ndaj forcave të tjera politike. Kjo tregohet nga një sondazh përfaqësues në nivel kombëtar nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", i kryer në periudhën 28maj - 4..

botuar më 25-06-17 6.37.MD