Një takim i ministrave të brendshëm nga Bullgaria, Rumania dhe Austria në Budapest mund të zgjidhë nyjën "Shengen". Kështu shkruajnë mediat austriake. Takimi do të mbahet më 22 nëntor. Nikoqiri është Hungaria, e cila aktualisht kryeson Këshillin e BE-së, ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Austrisë, transmeton BNR “Horizont”. Vjena, e cila aktualisht është e vetmja që kundërshton anëtarësimin tonë të plotë në Shengen, ka vendosur kushte për heqjen e plotë të vetos, si rritjen e fondeve për mbrojtjen e kufijve të jashtëm dhe më shumë kontrolle kufitare midis Bullgarisë dhe Rumanisë.
Pyetjes së një gazetari nëse mund të pritet të bjerë vetoja austriake, Ministria e Brendshme e Austrisë iu përgjigj me të dhëna statistikore që tregojnë një rënie të ndjeshme të numrit të kalimeve të paligjshme përtej kufijve të Bullgarisë dhe Rumanisë - përkatësisht me 46%, ose 10% krahasuar me një vit më parë.
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të..
Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të zhvillohet gjatë fundjavës në pjesën për këmbësorë të bulevardit “Car Simeon Veliki” (“Mbreti..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 20°C, në Sofje – 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në ultësira dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar dhe re të ulëta. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga..