Sot, më 6 nëntor, mbushen 104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) në vitin 1920. Aneksimi u bë sipas Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919, i cili i dha fund Luftës së Parë Botërore.
Në periudhën nga 6 deri më 8 nëntor 1920, trupat serbe, pa pritur që komisioni ndërkombëtar të përcaktojë saktësisht kufirin strategjik ushtarak me Bullgarinë, të kërkuar nga qeveria e tyre, pushtuan pjesë të Caribrodit, Bosilegradit, Kullës dhe Trënit. Nga Bullgaria u shkëput një territor prej 1.545 kilometrash katrorë me një popullsi prej 64 509 banorësh. Kufiri i tërhequr kalon nëpër 25 fshatra bullgarë - Gruinci, Strezimirovci, Petaçinci, Bankja (Trënska), Vrabça, Dollna Nevlja, etj., duke ndarë shtëpitë, oborret, fushat, burimet, puset, varrezat, rrugët, familjet, të afërmit dhe miqtë. Si pasojë e këtyre ngjarjeve, më shumë se 30 mijë bullgarë emigruan në Bullgari dhe më vonë rreth 5 mijë prej tyre emigruan në Evropën Perëndimore dhe Amerikë, sipas Qendrës Kulturore Informative “Bosilegrad”.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Foto: arkiv, arkiv personal, Nikollaj Tomov-VidinMë 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton një nga festat më të mëdha të krishtera - Ditën e Jordanit, Pagëzimin e Zotit, Epifaninë, ose Theofaninë Kjo është dita kur Shën Joan Pagëzori pagëzon Zotin Jezu Krisht në lumin Jordan. Deri në shekullin IV..
Më 4 janar festojmë 147 vjet nga Çlirimi /1878/ i Sofjes nga sundimi osman, e cila më vonë u bë kryeqyteti i Bullgarisë. Betejat për Sofjen në kuadër të Luftës Ruso-Turke (1877-1878) filluan më 25 dhjetor 1877. Më 3 janar 1878 komandanti i qytetit,..
Ditën e tretë pas Lindjes së Krishtit, më 27 dhjetor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Stefanit - martirit të parë të krishterë. Emri i tij do të thotë "kurorë" dhe vjen nga greqishtja "στέφανος" (stéphanos). Ai simbolizon fitoren dhe..