Vjeshta i jep një bukuri të veçantë fshatit Leshten, të fshehur në shpatet perëndimore të malit Rodopa. Muret e tij prej guri duken si një strumbullar në sfondin e festës së ngjyrave të natyrës dhe ruajnë komoditetin e shtëpisë bullgare. Eleonora Tropankova nga BNR-Bllagoevgrad na ofron një shëtitje fotografike në këtë fshat piktoresk bullgar.
Ndodhet në Bullgarinë Jugperëndimore - thjesht duke arritur në qytetin Goce Dellçev, duhet të kthehemi majtas nga rruga që çon në kufirin me Greqinë te fshati Ilinden. Kemi 14 kilometra për të ngjitur në mal - Leshteni ndodhet në 1093 m mbi nivelin e detit.
Sot Leshten është një nga destinacionet e preferuara për turizmin rural në Bullgari.
Shtëpitë e vjetra të restauruara ofrojnë atmosferën karakteristike të këtij rajoni nga koha e Rilindjes Kombëtare Bullgare, të kombinuar me komoditetin modern.
Shtëpitë në fshatin Leshten kanë oborre piktoreske dhe çardakë të mëdhenj, nga të cilat hapet një pamje e paharrueshme te Pirini madhështor.
Vetëm 200 km larg ritmit të nxituar të Sofjes, njeriu zhytet në përjetësinë e së shkuarës, sepse ky cep i Bullgarisë ruan frymën autentike të mënyrës së jetesës dhe traditave tona amtare.
Lexoni më shumë:
Fotot: Eleonora Tropankova nga BNR-Bllagoevgrad
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Java e Madhe filloi. Të krishterët ortodoksë në Bullgari po përgatiten ta mirëpresin Ngjalljen e ndritur të Krishtit. Përveç përgatitjeve të tjera, shumë qytete janë transformuar për festën, duke organizuar pazare arti dhe punëtori për të bërë..
Shkëmbinjtë pranë qytetit Bellogradçik janë ndër fenomenet natyrore më të pazakonta dhe më të bukura jo vetëm në Bullgari, por edhe në botë. Ata gëzojnë turistë të shumtë, sidomos në stinën e verës, kur aty mbahet edhe një..
Në dhjetor të vitit 2000, në tumën “Roshavata Çuka” afër fshatit Aleksandrovo, komuna e qytetit Haskovo, një ekip arkeologësh, të udhëhequr nga Dr. Georgi Kitov (1943-2008), hasën në një nga gjetjet historike më mbresëlënëse në trojet..