Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj "Divino Sospiro".
"Në atë kohë nuk ekzistonte një ansambël i tillë barok dhe ideja jonë ishte të krijonim diçka në nivel të lartë për të përfaqësuar Portugalinë - kujton Iskrena Jordanova. - Këtë vit "Divino Sospiro" mbush 20 vjeç, kështu që tashmë ka kaluar një rrugë serioze duke luajtur muzikë në festivale në të gjithë botën dhe ka regjistruar vepra të rëndësishme. Në vitin 2014 krijuam edhe një qendër kërkimore me të njëjtin emër, drejtor shkencor i së cilës jam unë.
“Nga vitet 60 të shekullit të ХХ-të, njerëzit filluan të kërkonin dhe të rizbulonin repertorin – thotë Iskrena Jordanova. – Të performosh me instrumente historike është shumë e rëndësishme, sepse arrijmë disi të rizbulojmë një epokë që tashmë është shumë larg nesh si në mentalitet, ashtu edhe në mënyrën e jetesës, por në të njëjtën kohë na ndihmon të kuptojmë mekanizmat e historisë dhe shijet estetike – atë që njerëzimi ka krijuar për të ecur përpara”.
Për Iskrena Jordanovën, muzika barok doli të ishte fat - jo vetëm që e ktheu atë në një muzikante dhe studiuese të klasit të parë, por në nivel personal e ndihmoi të krijonte një simbiozë të temperamentit bullgar dhe italian. Dhe megjithëse Iskrena dhe Massimo ndonjëherë debatojnë, ata i bashkon një drejtim i përbashkët: “E vërteta është se kur kemi një qëllim të qartë dhe duam ta realizojmë, gjërat shkojnë mirë”.
Foto: Arkiva personale e Iskrena Jordanovës
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..
Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..
Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..
Kompozitori i këngëve për fëmijë Dono Cvetkov prezanton albumin e tij të ri "Ku jetojnë mrekullitë?" me një koncert të madh më 15 prill në Klubin..
E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e..