Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së.
Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë në interes të partneritetit strategjik midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bullgarisë", shton kreu i shtetit.
"Urime Donald Trump. Jam gati të punojmë së bashku, përsëri! Për sigurinë!", shkroi në Facebook lideri i GERB-it Bojko Borisov.
“I përgëzoj të gjithë miqtë e mi nga Partia Republikane për suksesin e zgjedhjeve”, shkroi në Facebook Kirill Petkov, bashkëkryetar i “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Sipas tij, fitimi i shumicës në Senat dhe Kongres dhe fitorja e afërt në garën presidenciale është një arritje serioze politike.
“Kthimi i Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një lajm i mirë për demokracinë në SHBA dhe në botë, të cilat kanë nevojë për normalitet, një fillim i ri, paqe dhe prosperitet”, përmbledh lideri i “DPS – Fillimi i Ri” Deljan Peevski, njoftoi BTA.
Lexoni më tepër:
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..