Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet letërsisë së botuar në dy vitet e fundit. Prezantohen librat e shtëpive botuese të Sinodit të Shenjtë, të Fakultetit Teologjik të Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski", të Universitetit të Shumenit "Peshkopi Konstantin Presllavski", të Fakultetit Teologjik Ortodoks të Universitetit të Veliko Tërnovos "Shenjtorë Kirill dhe Metodij”, Manastirit të Zografit e të tjerë.

Në mesin e pjesëmarrësve këtë vit janë përfaqësues të Mitropolive të Sofjes, Loveçit, Rusesë dhe Dorostollit, si dhe nga qytetet metropolitane të SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë.
Java e Librit Ortodoks organizohet nga Mitropolia e Varnës dhe Veliki Presllavit me ndihmën e Komunës së qytetit Varna.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES (arkivë)Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..