Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet letërsisë së botuar në dy vitet e fundit. Prezantohen librat e shtëpive botuese të Sinodit të Shenjtë, të Fakultetit Teologjik të Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski", të Universitetit të Shumenit "Peshkopi Konstantin Presllavski", të Fakultetit Teologjik Ortodoks të Universitetit të Veliko Tërnovos "Shenjtorë Kirill dhe Metodij”, Manastirit të Zografit e të tjerë.

Në mesin e pjesëmarrësve këtë vit janë përfaqësues të Mitropolive të Sofjes, Loveçit, Rusesë dhe Dorostollit, si dhe nga qytetet metropolitane të SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë.
Java e Librit Ortodoks organizohet nga Mitropolia e Varnës dhe Veliki Presllavit me ndihmën e Komunës së qytetit Varna.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES (arkivë)Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..