Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit Himara, i mundur nga heroi Belerofont mbi kalin me krahë Pegazi - njofton platforma e specializuar archaeologia-bulgarica. Skena u njoh nga Dobrina Harbalieva nga Muzeu Historik Komunal në Sredec, në bashkëpunim me Dr. Arina Korzun nga Instituti i Studimeve Ballkanike me Qendrën për Trakologji pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Përbindëshi që merr frymë nga zjarri me kokë luani, bisht dragoi dhe trup dhie besohet të jetë përshkruar për herë të parë nga Homeri në “Iliada”. Edhe pse ajo duket e egër dhe pretendon të jetë e pavdekshme, Himera megjithatë goditet nga shigjeta e heroit Belerofont, me ndihmën e perëndeshës Athena. Dy fitimtarët kryejnë më shumë bëma së bashku, por në fund Belerofont dëshiron të ngjitet te perënditë e Olimpit. Por ai bie nga shpina e Pegazit, kujtojnë arkeologët.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt
Gati 40 vjet më parë, Komunitetet e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u ndanë në disa qytete - Budapest, Mynih, Vjenë, Stokholm, Malmö, Oslo dhe Paris. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian, me zgjerimin e..
Vasill Levski ishte një revolucionar dhe hero kombëtar bullgar që luftoi për çlirimin e Bullgarisë nga Perandoria Osmane. Ai është ideolog, themelues dhe organizator i Organizatës së Brendshme Revolucionare, për të cilën bullgarët mirënjohës e quajnë..
Në vitin 2024 Muzeu Historik Kombëtar bëri kërkime mbi 22 objekte arkeologjike. Mbi 1400 artefakte nga parahistoria deri në mesjetë u zbuluan gjatë sezonit, ku më të rëndësishmet u ekspozuan në një ekspozitë speciale "Gjetje antike. Zbulime të reja...