Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek shekullin e fundit - mes tyre janë Miro, Krisko, Desi Dobreva, “Gumeni Gllavi”, Atanas Kolev, të gjithë këngëtarët e projektit - Joanna, Nadja, Nelina, e jo vetëm... Më 15 nëntor në Pirotska 5 Event Center presim t'i shohim të gjithë në një skenë në këtë “festë-koncert-disko”. Për ta bërë mbrëmjen edhe më të veçantë, DJ Dian Solo - Dian Savov, “motori” kryesor dhe bashkëthemeluesi i “DEEP ZONE Project” në 1999 - do të festojë gjithashtu përvjetorin e tij personal:
“Kam në plan të festoj edhe ditëlindjen time të 50-të, sepse nuk ka një vend më të mirë për të festuar një jubile se në skenë, me të gjithë ju, njerëz të mrekullueshëm, dhe me të gjithë artistët me të cilët fati më ka takuar gjatë këtyre viteve. Ne kemi përgatitur një “festë-koncert-disko-maratonë” tre orëshe, duke realizuar të gjitha hitet tona origjinale, si dhe hitet e mëdha që kemi me këta artistë. Ne kemi përgatitur edhe disa surpriza, do të ketë disa premiera botërore të këngëve krejt të reja. Do të ketë edhe një shfaqje fantastike me laser - për herë të parë do të ndodhë një gjë e tillë në Sofje."
Po zhytemi në atmosferën e festës së “DEEP ZONE Project” me një regjistrim krejt të ri të këngës popullore bullgare "U përmbys mali" ("Prituri sa planinata"). Orkestrimi i ri i këngës është vepër e DJ Dian Solo. Kënga fitoi famë botërore me performancën magjepsëse të Stefka Sëbotinovës, ndërsa tani është regjistruar me këngëtaren popullore Tatjana, e cila u kthye së fundmi nga SHBA me titullin “Miss Frymëzimi”. Sipas Dianit, në këtë melodi ka shumë histori, shumë muzikë, shumë nostalgji dhe shumë bukuri bullgare. Dhe ai beson se kjo muzikë e bukur bullgare duhet t'ua transmetohet brezave.
Foto: Facebook/ DJ Dian Solo, Facebook/ Tatjana, arkiv
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris..