Përfaqësuesit e popullit bënë një përpjekje të tretë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e tyre.
Forcat politike parashtruan edhe një herë pesë kandidatura - nga këto, vetëm partia "Ka një popull të tillë" (ITN) ndryshoi propozimin e vet, duke emëruar deputetin më të vjetër dhe anëtarin e saj Sillvi Kirillov, i cili drejton përkohësisht seancat plenare.
Edhe një herë, Raja Nazarjan, e nominuar nga GERB-SDS, dhe Andrej Cekov - nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dolën në balotazh. Për Nazarjan votuan vetëm deputetët e koalicionit të saj dhe Cekovi mori votat e përfaqësuesve të PP-DB dhe Aleancës për të Drejtat dhe Liritë. Partia më e vogël MEÇ, e cila deri më tani mbështeste të gjitha kandidaturat përveç asaj të GERB-SDS, kësaj radhe votoi“kundër”.
Përpjekja e radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit do të bëhet të mërkurën, më 20 nëntor.
Ministrat e punëve të brendshme, Daniel Mitov, dhe ai i zhvillimit rajonal dhe rindërtimit, Ivan Ivanov, diskutuan procedurat e para për rikuperimin e dëmeve nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..