Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. i asoc. Spas Tashev komenton të dhënat e censit në Shqipëri:

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Bullgaria duhet të lehtësojë procedurën e shtetësisë bullgare në rast të paraqitjes së vërtetimeve bindëse

Prof. asoc. Spas Tashev
Foto: BTA

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si egjiptianë, 9 813 si romë.

Bullgarët në Shqipëri janë ndër komunitetet më të vjetra bullgare në Ballkan, por janë edhe komuniteti më i ri për sa i përket njohjes si minoritet në Shqipëri - ata u njohën në vitin 2017 - kujton Prof. asoc. Spas Tashev nga Instituti për Popullsinë dhe Shkenca Humane në Bullgari pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Në një konferencë të posaçme për shtyp në Sofje, me rastin e të dhënave nga regjistrimi i popullsisë në vendin ballkanik, ai theksoi se historikisht ato janë të ndara në katër rajone -  Prespa e Vogël me nëntë fshatra, me vetëm bullgarë të krishterë; Gollobordë - me 16 fshatra bullgare, ku tani midis 95 dhe 99 për qind e popullsisë janë vetëm bullgarë myslimanë; Gora e Kukësit- me nëntë fshatra, me 100 për qind bullgarë myslimanë. Numri më i madh i bullgarëve etnikë është në rajonin e Gorës së Kukësit- 2 174 persona, pasuar nga rajoni i Gollobordës, ku janë 1 736 dhe Korça - 511.

"Të dhënat janë të tilla që mundësojnë krijimin e autonomisë administrative të rajoneve ku jetojnë bullgarët. Vetë kryetarët e bashkive kanë punuar në mënyrë aktive gjatë regjistrimit me idenë e qartë se do t'u japë atyre këto mekanizma për të rivendosur këtë autonomi administrative. Pra ky do të jetë hapi i parë që duhet bërë – bashkitë e Gollobordës dhe Gorës së Kukësit të jenë të pavarura. Kështu, në bazë të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, ato do të mund të zhvillojnë projekte të ndryshme, do të kenë mundësi të lidhin kontrata me bashkitë bullgare, d.m.th., të krijohen projekte të përbashkëta për financim evropian. Në një nivel më të lartë po krijohen mundësi reale krejtësisht të reja, të cilat do të përmbushin funksionimin e administratës në rajonet me popullsi bullgare. Do të shfaqen tabelat dygjuhëshe në përputhje me legjislacionin shqiptar. Është një gjë shumë realiste të fillohet studimi i gjuhës bullgare në shkollat publike shqiptare, d.m.th. kjo njohje zyrtare e minoritetit bullgar në vitin 2017 tashmë do të vihet në zbatim me përmbajtje reale”.

Të dhënat për pakicën kombëtare bullgare në Shqipëri duhet të ndihmojnë Bullgarinë të lehtësojë procedurat për marrjen e shtetësisë për ata persona që kanë vërtetim bindës për origjinën e tyre bullgare. Pikërisht kështu janë edhe bullgarët që jetojnë aktualisht në Shqipëri, thotë studiuesi dhe shpjegon:

“Absolutisht të gjitha statistikat, përfshirë edhe ato bullgare, të pranuara si zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme në vitet 30-40 të shekullit të XX-të, vërtetojnë se banorët e këtyre fshatrave shqiptare njiheshin si bullgarë. Mjafton që një person të tregojë lidhjet farefisnore me banorët e këtyre fshatrave nga kjo periudhë dhe certifikata e lindjes bëhet një dokument i mjaftueshëm që vërteton origjinën e tij bullgare”.

Ky komunitet bullgar mund të jetë çelësi për zgjidhjen, të paktën pjesërisht të mungesës së fuqisë punëtore të përjetuar nga administrata dhe biznesi në Bullgari, beson studiuesi i proceseve demografike në Ballkan:

“Është gjithashtu e rëndësishme të zhvillohen modele që do të mbështeten nga shteti bullgar, për nisjen e migracionit sezonal apo ciklik për motive punësimi, përmes të cilave mund të plotësohen nevojat e tregut të punës në vendin tonë. Ka qëndrime të tilla dhe deri tre vjet më parë ka pasur njerëz që kanë shprehur dëshirën për një prektikë të tillë, nëse do të siguronin të ardhura prej 700-800 euro. Në një situatë të tillë nuk mendoj se duhet të importojmë fuqi punëtore nga Bangladeshi, Taxhikistani, Nepali, Uzbekistani etj., dhe në të njëjtën kohë, njerëzit me origjinë të padyshimtë bullgare dhe që jetojnë 200-300 kilometra larg kufirit tonë, të mos kenë mundësi të përfitojnë nga legjislacioni, duke ushtruar veprimtarinë e tyre të punës në vend”.

Nëntë shoqata bullgare janë të regjistruara në territorin e Shqipërisë, gati 8 000 qytetarë kanë marrë nënshtetësinë bullgare, mbi 800 studentë janë diplomuar ose studiojnë në Bullgari, ku një pjesë e madhe e tyre ose qëndrojnë këtu ose kthehen në vendet e tyre të lindjes ku realizohen dhe si mësues në shkollat bullgare të së shtunës dhe të dielës. “Numri i përgjithshëm i nxënësve bullgarë në Shqipëri në periudhën 2015-2024 është 2 142”, tha Prof. asoc. Spas Tashev, i cili ka mbledhur të dhëna statistikore përmes vizitave personale që nga viti 1992. Bullgarët në Shqipëri shpresojnë gjithashtu për krijimin e medias elektronike dhe të shtypit bullgar atje:
Fshati Borje në Gorën e Kukësit
“Televizioni kombëtar shqiptar për momentin ka një transmetim prej pesë minutash në gjuhën bullgare, që nuk është i mjaftueshëm. Terreni i Shqipërisë është malor dhe përveç kryeqytetit, sinjali është shumë i vështirë për të mbërritur në këto zona kufitare të banuara nga bullgarët. Nëse krijohet një faqe e mirë informative, e mbështetur nga një botim shtypi, bullgarët do të jenë shumë më të bashkuar dhe do të lehtësohen kontaktet e tyre me Bullgarinë”, është kategorik studiuesi.

Prof. asoc. Spas Tashev prezantoi edhe detaje të tjera interesante për historinë e dy fshatrave shqiptare në rajonin e Korçës - Boboshtica dhe Drenova, të cilat në të kaluarën ishin të banuara kryesisht nga bullgarë:

"Besohet se në këto fshatra ka jetuar një pjesë e aristokracisë së vjetër bullgare. Për sa i përket arkitekturës së tyre, ato ngjajnë shumë me të ashtuquajturat vendbanime të boljarëve në vendin tonë - Veliko Tërnovo, Elena, Kovaçevica - shpjegoi studiuesi. - Fatkeqësisht, gjatë Rilindjes, ata shkruan një kërkesë drejt ekzarkut bullgar, në të cilën shprehin dëshirën për t'u bërë pjesë e Eksarkisë, por ekuilibri i fuqive ishte i tillë që ata mbeten pranë Patriarkanës së Kostandinopojës, megjithatë, popullsia zbaton dhe respekton kulturën bullgare. Në vitet 60 të shekullit të ХХ-të, në rajonin e Korçës ku ndodhen, fillon industrializimi në shkallë të gjerë dhe udhëheqësi shumëvjeçar i partisë dhe i shtetit të Shqipërisë, Enver Hoxha, fillon të sjellë shumë punëtorë, të cilët janë kryesisht vllehë. Meqenëse Korça është në territoret e Bullgarisë së Shën Stefanit, ai ka një ide që bullgarët duhet të dëbohen dhe vllehët të vendosen në vend të tyre”.

Në një intervistë për Radio Bullgarinë, studiuesi shpjegoi ndikimin e Maqedonisë së Veriut fqinje mbi proceset që ndodhin në Shqipëri. Sipas tij, fqinji ynë jugperëndimor po i lejon vetes veprime jo karakteristike për një vend të shekullit të XXI-të, duke u përpjekur të gjejë vendin e tij mes vendeve anëtare të BE-së:

"Shembull i tillë është promovimi i shkatërrimit të monumenteve historike bullgare. Kryhet kontroll mbi personat që kalojnë tranzit nëpër territorin e saj, konfiskohet literatura bullgare e transportuar prej tyre. Unë personalisht e kam parë me sytë e mi këtë proces. Personi u ndalua për rreth një orë në kufi, dhe gjatë kësaj kohe, organizohen postblloqe policore përgjatë rrugës që ai thotë se do të kalojë. Pas kësaj, nga postblloqet në vend jepet informacion nëse personi ka zbatuar atë që ka deklaruar në kufi. Shpesh një makinë policie i ndjek këta persona dhe nëse ndalojnë diku, monitorohet se me kë po flasin dhe pse."

Lexoni më tepër: 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD