Sot bëhet një vit nga rrëmbimi nga hutët në Detin e Kuq të dy marinarëve bullgarë si pjesë e ekuipazhit të anijes “Galaxy Leader”. Me këtë rast në tempullin e marinarëve “Shën Nikolla Mrekullibërës” në kryeqytetin tonë detar Varna (Bullgaria Verilindore) u mbajt një lutje për shëndetin dhe shpëtimin e bashkatdhetarëve tanë.
Në këtë ngjarje morën pjesë miq dhe të afërm të dy burrave, si dhe menaxheri i kompanisë, kapiteni Zolltan Sulaj. Sulaj raportoi se para disa ditësh dy marinarët bullgarë kanë folur me të afërmit e tyre dhe ata janë mirë. Ai shtoi se bullgarët nuk janë harruar dhe shteti bullgar përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Presidencës po punon fort për lirimin e tyre.
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Edhe këtë vit, në prag të Ditës së Familjes së Krishterë, priftërinjtë dhe të afërmit e tyre do të dhurojnë gjak për pacientët në nevojë. Aksioni do të mbahet në Qendrën e Gjakut të Akademisë Ushtarake Mjekësore në Sofje. Kështu, me bekimin e Shenjtërisë..
Deputetët e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor do të vazhdojnë sot seancën e tyre të parë, e cila filloi më 11 nëntor. Ata do të mblidhen për të provuar për herë të katërt për të zgjedhur një kryetar. GERB-SDS konfirmoi sërish se nuk do të tërheqë..
Për rritje pagash prej të paktën 10% në të gjitha fushat buxhetore dhe rritje më të ndjeshme të të ardhurave në arsim, shëndetësi dhe Ministrinë e Brendshme..
Nuk do të ketë dallim mes Bullgarisë dhe Rumanisë në rrugën e tyre drejt Shengenit. Kështu u tha gazetarëve presidenti Rumen Radev, duke komentuar..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..