Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Foto: Facebook/Milena Selimi

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë, eventi më i rëndësishëm për letërsinë dhe kulturën shqiptare.
Me një postim në rrjetet sociale, Milena Selimi ka falënderuar Georgi Gospodinovin dhe mundësinë që të jetë përkthyesja e tij. Ajo falënderoi edhe jurinë e këtij forumi për vlerësimin dhe u uroi lexuesve të strehohen një pasdite të këndshme në shoqërinë e “Kohëstrehim” të Georgi Gospodinov.

Jo shumë kohë më parë, në intervistën e saj për Radio Bullgarinë me rastin e përkthimit të "Kohëstrehim", Milena Selimi theksoi: "Të kontribuosh për Atdheun tënd (Shqipërinë) falë gjuhës së Mëmëdheut (Bullgarisë). A mund të ketë krenari më të madhe për një përkthyes?!". Milena është edhe përkthyesja e romanit “Fizika e Trishtimit”, ndërsa nëna e saj Janka Selimi ka përkthyer “Roman Natyral”.
Me një postim në Facebook, vetë Georgi Gospodinov ka uruar Milenën për çmimin nga Panairi i Librit në Tiranë, duke theksuar: "Kohëstrehim në shqip - me çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024! Urime Milena Selimit dhe librit!".

Foto: Facebook/ Milena Selimi

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U bënë të ditur emrat e rezidentëve të Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025

Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..

botuar më 25-01-29 9.41.PD

Një film me pjesëmarrjen bullgare është ndër të nominuarit për Oscar

"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..

botuar më 25-01-24 8.49.PD

"Mos i mbyll sytë" fiton çmime dhe popullaritet në festivalet ndërkombëtare të filmit

Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..

botuar më 25-01-23 1.28.MD