Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar një grevë efektive kombëtare, rreth 25% - janë për mitingje kombëtare dhe rajonale, dhe mbi 20% - për mosmbarimin e semestrit të parë shkollor.
Mësuesit kërkojnë rritje të pagave prej 21%, gjë që do t'u garantojë 125% mbi pagën mesatare bruto për vendin, tha për BNR Julijan Petrov, kryetari i Sindikatës "Arsimi" pranë Konfederatës së Punës "Podkrepa".
“Një mësues i ri merr aktualisht një pagë prej 1445 leva (738,8 euro), gjë që është tregues se të rinjtë edhe nëse bëhen mësues nuk do të mbeten në shkollë për një periudhë të gjatë me detyrat e shumta që kanë”, komentoi sindikalisti. Kështu, nëse shpërblimet nuk rriten, mosha mesatare në sistem – mbi 52 vjeç për momentin – do të rritet edhe më shumë.Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..