Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në YouTube. "Sa e bukur je" u realizua që në vitin 2000, kur u përfshi në albumin e grupit "Vajza e akullit".
Vlladi Ampov - Grafa ndan: "Edhe një herë jeta më befasoi këndshëm. Kur dëgjova këngën në albumin e parë të D2, "Sa e bukur je" më preku me emocionin dhe bukurinë e saj të thellë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kisha mundësinë ta këndoja live në 25 vjetorin e grupit. Ishte kënaqësi dhe sfidë për mua të bëja leximin tim muzikor të këngës.”
Mitko Kërnev nga D2 shton: "Kur Grafa na tha se "Sa e bukur" është kënga e tij e preferuar, ftesa për ta interpretuar së bashku në përvjetorin tonë erdhi krejt natyrshëm. Vlladi ishte i shkëlqyer në paraqitjen e tij."
Ky bashkëpunim nuk u planifikua paraprakisht. Ai u frymëzua nga reagimet e publikut të koncertit, i cili pasi e dëgjoi këngën me frymë të ngulur shpërtheu në duartrokitje. Më pas D2 dhe Grafa vendosën t'i japin një jetë të re si një këngë e pavarur dhe një video.
Më shumë informacion për muzikantët ka në postimet e mëposhtme:
Redaktore: Diljana Traçev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube/@d2musiconlineTradicionalisht, më 24 maj – Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e alfabetit bullgar, arsimit dhe kulturës, si dhe e letërsisë sllave, festohet në Romë, ku vepra e mësuesve të parë sllavë mori bekimin e Papës Adrian. Në përbërjen e..
Innerglow - grupi rok, muzika e të cilit përzien tingujt elektronikë me instrumente live, prezanton këngën e tyre të re "Njeriu i Shpikur". Në të merr pjesë edhe Svilen Noev, vokalisti i njohur i grupit Ostava. Djemtë nga Innerglow janë fansa të..
Grupi i dashur i disa brezave, Mary Boys Band, përfshiu në festimin e 30-vjetorit të tij fillimin e një iniciative - të publikojë albumet e tyre në pllaka të gramafonit vinil. Ata zgjodhën albumin e parë në vinil të jetë "Vetëm për ty" - i dyti me..
Stefan Vëlldobrev ka publikuar një tjetër këngë nga albumi i tij me “Të dyshuarit e zakonshëm” "!Pikëpyetje të çuditshme?". Duke ndjekur emrin e albumit,..
Orkestra Filarmonike e qytetit Vraca – Simfonieta – është shndërruar në një strehë për violinisten Aljona Çehova. E lindur në qytetin rus Tjumen (Siberia..
Ditën kur të krishterët ortodoksë nderojnë ikonën “Nëna e Shenjtë e Zotit – Është e Denjë”, qyteti bregdetar Pomorie mirëpret përsëri qindra pjesëmarrës..