Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Foto: Facebook/Kisha Ortodokse Bullgare

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu, Patriku bullgar Maksim, i mbështetur nga peshkopët bullgarë dhe krerët e kishave ortodokse lokale, nuk dha dorëheqjen në favor të skizmatikut Mitropolit Pimen Nevrokopski. Falë kësaj mbështetjeje vendimtare, Kisha Ortodokse kanonike Bullgare - Patrikana Bullgare dhe kreu i saj i zgjedhur ligjërisht, Patriku Maxim u konfirmuan dhe u njohën nga të gjitha kishat ortodokse lokale.

Megjithatë, skenari u përsërit 20 vjet më vonë, por në Ukrainë dhe në vend që të mblidhte sërish Tubimin Panortodoks, Patriku i Stambollit Bartolomeu nxori një dekret (tomos) për autoqefalin e të ashtuquajturës "Kisha Ortodokse e Ukrainës" e sapoformuar. Dokumenti iu dorëzua zyrtarisht "priftit të saj Mitropolit Epifanij" më 6 janar 2019. Prapëseprapë, asnjë përfaqësues i vetëm nga kishat vendase nuk ishte i pranishëm në fronëzimin e Epifanit, gjë që është një shenjë e qartë se kanuni i Kishës Ortodokse Kongregacionale është shkelur. Teologët dhe figurat kishtare madje paralajmërojnë se këto veprime të Patrikut Bartolomeu i shkaktojnë një plagë të rëndë Ortodoksisë dhe pasojat do të jenë katastrofike. Dhe në Bullgari dëgjohen zërat për mbledhjen e një Tubimi Panortodoks në Sofje.

Vasilianna Merheb

Tashmë një vit e gjysmë më parë, në një intervistë për Radio Bullgarinë, analistja kishtare Vasilianna Merheb, politologe dhe teologe nga arsimi, ndau idenë e organizimit të tij dhe tani e ngre sërish këtë çështje. Sepse, siç shkruhet në Letrën e Parë të Shën Apostullit Pal drejtuar Korintasve: "Kur vuan një anëtar, të gjithë anëtarët e Kishës vuajnë me të". Kjo është gjithashtu arsyeja pse shumica e kishave ortodokse lokale shprehën mbështetjen e tyre të palëkundur për Kishën Ortodokse kanonike Ukrainase dhe Mitropolitin Onufrij të Kievit kur qeveria ukrainase e shpalli të jashtëligjshme Kishën Ortodokse.

“Së pari, Patriku bullgar Daniill shprehu mbështetjen e tij të plotë me tonin më të përzemërt, vëllazëror, shpirtëror dhe lutës, si dhe ndërmjetësues, kundër persekutimeve në Ukrainë - theksoi para Radio Bullgarisë Vasilianna Merheb, e cila monitoron nga afër problemet e Kishës Ortodokse Ukrainase. - Pas patrikut tonë, pasuan reagimet e shtatë Kishave lokale. Këto janë Kisha e Antiokisë, Jerusalemit, Rusisë, Serbisë, Shqipërisë, Kisha Ortodokse e trojeve Çeke dhe Sllovakisë, përfshirë Kishën Ortodokse të Republikës së Maqedonisë.”

Patriku Bartolomeu

Në të njëjtën kohë, me propozimin e Mitropolitit Nikollaj Pllovdivski, më 11 shtator, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare doli me një vendim për të shpërblyer Patrikun Bartolomeu "për merita të veçanta në kapërcimin e përçarjes" në Kishën tonë. Lind pyetja, cilat janë saktësisht meritat e tij dhe pse pas 26 vitesh? Pse, për shembull, nuk u propozuan për një çmim, edhe pse pas vdekjes, Patriku Irenej i Jerusalemit, Patriarku Pavle i Serbisë, Patriarku Pjetri VII i Aleksandrisë, Aleksi II i Rusisë dhe Sava i Polonisë, të cilët në mënyrë të qartë dhe kategorike atëherë mbështetën Kishën kanonike Ortodokse Bullgare dhe Patriarku Maksim?

“Shumë në kishën tonë ortodokse, si klerikë ashtu edhe laikë, e pranuan këtë lajm me hutim – thekson Vasilianna Merheb. – Sigurisht, ky vendim nuk pasqyron qëndrimet e të gjithë Sinodit të Shenjtë. Qëndrimi i disa peshkopëve në lidhje me Kishën Ortodokse Ukrainase është i njohur, dhe ata vështirë se do të kishin mbështetur të shpërblehej një njeri që shkaktoi përçarje universale dhe shkeli kanunet. Në Sinodin e Shenjtë ekziston një praktikë e krijimit të komisioneve që mund të shqyrtojnë meritat për të argumentuar pse Patriku Bartolomeu duhet të shpërblehet për më tepër tani. Sipas dëshmive të Mitropolitit bullgar Jozef dhe Patrikut të Jerusalemit Ireneu, Patriku Bartolomeu këmbëngulte që Patriarku bullgar i zgjedhur në mënyrë kanonike Maksim duhet të jepte dorëheqjen. Ka shumë dokumente për këtë çështje, si dhe dëshmitarë të gjallë”.

Është gjithashtu fakt se Patriku Bartolomeu u përpoq të poshtërojë Shenjtërinë e Tij Patriku Neofit, duke e quajtur “Lumturinë Tuaj” në vend të Shenjtërisë Suaj, dhe e vlerësoi si një fakt të trishtuar heqjen e përçarjes në Kishën tonë në vitin 1945. Dhe kjo pa mëdyshje vjen të tregojë se për Patrikun e Stambollit, Kisha Bullgare është ende një ekzarki, jo një patrikanë. Ky qëndrim është i dukshëm edhe ndaj Kishave të tjera lokale, nëpërmjet dekretit “tomos” të nxjerrë në mënyrë të njëanshme për Kishën Ortodokse Ukrainase. Sipas rregullit apostolik të 34-të, tubimi pa peshkopin e parë është i pavlefshëm, por edhe peshkopi pa këshillin është inekzistent. Kjo do të thotë se patriku Bartolomeu nuk ka të drejtë të diskutojë, dhe akoma më shumë të vendosë, statusin e Kishës së Ukrainës dhe të ndonjë kishe tjetër në mënyrë arbitrare dhe pa një Tubim Panortodoks të thirrur.

“Duke pasur parasysh situatën në shkallë ekumenike, në të cilën nuk kemi qenë që nga viti 1054, kur ka pasur një përçarje me katolikët romakë, më duket se momenti për këtë çmim është i papërshtatshëm. Dhe nëse dikush duhet të shpërblehet për merita të padiskutueshme, janë hierarkët e parë që e mbështetën kishën tonë. Patriarku ynë, duke qenë një njeri jashtëzakonisht i durueshëm, i mëshirshëm dhe i urtë, e respektoi këtë propozim, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojë që shpirtrat e shumë njerëzve të shqetësohen. Kjo po ndodh tani në mënyrë të pashmangshme nga ana e vëllezërve dhe motrave tona në Ukrainë dhe nga ana e të gjitha Kishave vendase, të cilat mbrojnë me rrëfim dhe vendosmëri kanunitetin. Thirrja e një Tubimi Gjithortodoks është jashtëzakonisht e nevojshme. Në një pozitë të tillë deri më tani janë nëntë Kisha lokale - e Antiokisë, Rumanisë, Serbisë, Rusisë, Polonisë, Shqipërisë, Çekisë, duke përfshirë edhe Kishën e Maqedonisë së Veriut. Dhe ne, si një kishë e lashtë që i dha shkrimin dhe librat liturgjikë Kishës Ukrainase, mund të ndihmojmë duke organizuar një tubim Gjithëortodoks që kjo përçarje të shërohet dhe të mos përhapet në të gjithë botën ortodokse.”

Le të mos harrojmë më të rëndësishmen, Sofia do të thotë Urtësia e Zotit.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Fotot: Facebook / KOB, arkivi personal, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD