25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë problem, madhësia dhe natyra reale e të cilit shpesh fshihen.
Artistët janë gjithmonë të parët që reagojnë ndaj padrejtësive dhe çështjeve urgjente. Kështu është edhe me Teodora Marçevën, e cila e ka kompozuar dhe kënduar këngën “Ferri”. Ajo bazohet në historinë e saj personale.
Sipas saj, dhunuesit janë të tillë sepse edhe ata vetë kanë qenë viktima të dhunës, sidomos në fëmijërinë e hershme. Ajo beson se këta janë njerëz të traumatizuar të cilëve duhet t'u kushtohet vëmendje. Më e rëndësishmja për të është që dhuna në familje të mos lejohet dhe aty të fillojë rritja normale e fëmijës, si dhe në shkollë. Teodora thekson se ne, si shoqëri, duhet të deklarojmë qartë pozitën tonë kundër dhunës, kjo është detyra jonë:
"Uroj që njerëzit të bëhen më të mirë në të gjithë botën, jo vetëm në Bullgari, të mendojnë për të tjerët, të kuptojnë se një nga kuptimet më të mëdha në jetën e një personi është t’i ndihmojnë të tjerët. Dhe nëse një person është vetëm – ai nuk ka asgjë. Uroj që njerëzit t'i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit psikik në Bullgari, sepse siç thashë, këtu ekziston një stigmë se kjo nuk është e rëndësishme, gjë që nuk është aspak kështu."
Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u ndërtua posaçërisht për koncertin jo standard në një lartësi prej 2550 m, duke përfshirë një piano të..
Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..