Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e BNR në Vietnam Mira Stefanava. Sipas kreut të shtetit, për Bullgarinë Vietnami është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm në rajonin e Azisë Juglindore.
“Vizita ime zyrtare në prag të kremtimit të 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona është shprehje e vendosmërisë sonë të përbashkët për t'i dhënë dinamikë të re marrëdhënieve tona dhe për t'i ngritur ato në nivelin e një partneriteti strategjik”, theksoi presidenti. Sipas Radevit, deklarata e përbashkët e miratuar mes dy vendeve është shprehje e vullnetit tonë të përbashkët politik për një fazë të re në marrëdhëniet tona.Të dy presidentët diskutuan edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Sofjes dhe Hanoit. U caktuan edhe hapa konkretë në fusha me interes të ndërsjellë, me fokus kryesor investimet, energjetikën, teknologjitë informative, shkencën dhe arsimin, mbrojtjen, kulturën, sportin, bujqësinë, ekologjinë dhe shumë fusha të tjera, theksoi presidenti.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..