Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij, ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e parë të bullgarëve. Pas vdekjes së ShenMetodij në vitin 885 të dëbuar nga Moravia, Shtatë Shenjtorët erdhën në Bullgari.Mbreti Boris i pranoi dhe i caktoi të arsimonin popullin. Klimenti themeloi një shkollë arsimore në Ohër me 3050 nxënës. Mbreti Simeon në vitin 896 e emëroi peshkop të Drembicës ose Velicës, në dioqezën e së cilës përfshihej Ohri. Ai ishte peshkopi i parë bullgar që shkëlqeu në vepra dhe bëri mrekulli - vdiq në vitin 916.
Shën Kliment Ohridski është mbrojtësi shpirtëror i institucionit të parë bullgar të arsimit të lartë – Universitetit të Sofjes, i cili mban emrin e shenjtorit.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: bulgarianhistory, Bllagoj AnevEkspozita “Gruaja me shumë fytyra” me fotografi bardh e zi hapet me rastin e 90-vjetorit të aktores së madhe Tatjana Llollova. Fotot do të ekspozohen në Lulishten e Qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”. “Tatjana pëlqente të luante. Po..
Në mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..
Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...