Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë. I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një konferencë për shtypin, lideri i partisë Bojko Borisov njoftoi se atij i telefonoi personalisht gjenerali Atanas Atanasov dhe Ivajllo Mirçev nga Bullgaria Demokratike me propozim që Atanasov të propozohet për kryetar të Kuvendit Popullor. Në bisedë, Borisov bëri thirrje për të vepruar me përgjegjësi dhe për këtë arsye bëri kompromisin që Kryetari i Kuvendit të zgjidhej nga forca e dytë politike.Sa i përket postit të kryeministrit, Borisov tregoi se nuk mund të tërhiqej dhe ofroi sërish veten.
Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit. Por ndërkohë që presim këtë efekt makroekonomik, përfitimet tashmë po ndjehen nga bizneset e vogla...
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh Cveti Radevës , drejtuese e emisionit folklorik "A mund të ndalohen këngët" në programin "Horizont"...
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në muaj, 17.5% ndeshen me lajme të rreme. Vetëm 5.5 për qind thonë se nuk kanë hasur lajme të rreme...
Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov"...
Në Katedralen Metropolitane “Shën të Dielën” në kujtim të igumenit të Manastirit të Zografit, Arkimandrit Amvrosij, shërbehet meshë përkujtimore nga..
Burgasi do të aplikojë për Kryeqytetin Evropian të Kulturës në 2032. Si një hap i parë, po krijohet një fondacion për t'u përfshirë në strategjinë dhe..